•  
  • Harta e Burgjeve

    Ali Demi (325)

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Ali Demi (325)

     

    Historiku

     

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi (325), është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976. Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim. Me ndërprerjen e  punimeve mbeti si burg ky shlyejnë dënimin të dënuar për vepra të lehta penale si dhe gratë pas vendimit të formës së prerë.  

     

    Ky institucion është i ndarë në dy regjime: regjimi i burrave me një kapacitet për 76 të dënuar dhe regjimin e grave me një kapacitet për 54 të dënuara.

     

    Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë"Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale”, është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç.

     

    Drejtuesi aktual i IEVP Ali Demi është znj. Irena Celaj.

     

     

     

    Adresa dhe Numrat e Kontaktit

     

    Adresa: Rr."Idriz Collaku”, lagja Ali Demi, Tiranë
    Numër kontakti: 042348660 - 0672078340

     

     

     

    Orari i Vizitave

     

    Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00–15:00 dhe të shtunën ora 08:00-12:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

     

     

     

    Aktivitetet

     

    Aktivitetet kryesore në IEVP Ali Demi – Regjimi Grave
    Kurse Profesionale
    Rrobaqepësi
    Parukeri
    Punime Dore
    Pikturë
    Aktivitete sportive si volejboll, lojëra tavoline, etj si dhe aktivitete fetare dhe studime biblike nga organizata të ndryshme fetare. Me rastin e festave të ndryshme organizohen aktivitete me karakter kulturor e festiv për të gjallëruar jetën në institucion.

     

    Aktivitete – Regjimi Burrave
    Kurse mësimore
    Kurs kompjuteri
    Kurs kitare

     

    Edhe në këtë regjim organizohen veprimtari të ndryshme me karakter sportiv si kampionate futbolli, basketbolli, lojëra tavoline, si dhe aktivitete fetare nga grupe të ndryshme.

     

    Shërbimet që Ofrohen

     

    Për të dënuarit në IEVP Ali Demi ofrohen këto shërbime:

     
    • Trajtim psikologjik për të dënuarit
    • Punë studimore në lidhje me fenomene psikologjike që rrjedhin si pasojë e privimit nga liria
    • Mbështetje psiko-emocionale për stafin
    • Asistencë psiko-emocionale për nënat me fëmijë, ndjekje e zhvillimit psiko-motor të këtyre fëmijëve
    • Programe terapeutike për menaxhimin e stresit dhe ish përdoruesit e substancave
    • Programi prindërimi në distancë
    • Programi i të dënuarve në prag lirimi
    • Shërbim shëndetësor 24 orësh
    • Biblioteka


    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik