Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Tropojë ndodhet në veri të qytetit të Bajram Currit, brenda Komisariatit të Policisë Tropojë. Sipas strukturës organike të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, ky institucion filloi të funksionojë në shtator të vitit 2007.
Ambientet e marra nga Komisariati i Policisë ishin të papërshtatshme për akomodimin dhe trajtimin e personave me liri të kufizuar. Kështu, me investim të buxhetit të shtetit u përshtatën ambientet dhe u krijuan kushte normale për akomodimin e të paraburgosurve. Edhe për vitin 2009, është akorduar një fond prej 15 milion lekësh për rikonstruksionin e IEVP Tropojë.
Sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë ky institucion është kategorizuar i sigurisë së zakonshme. Kapacitetet aktuale të paraburgimit janë për 15 persona.
Drejtuesi aktual i IEVP Tropojë është z. Ram Muja.
Adresa dhe Numrat e Kontaktit
Adresa: Lagja"Partizani”, Tropojë
Numër kontakti: 021323176 – 0672076961
Orari i Vizitave
Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 09:30 –14:30. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.
Aktivitetet
Aktivitetet
kryesore në këtë IEVP përfshijnë aktivitete edukuese, sportive, lojëra
tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme
organizimi i aktiviteteve kulturore.
Shërbimet që Ofrohen
Në Paraburgimin Tropojë, të paraburgosurve u afrohet shërbim shëndetësor, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.