•  
  • Harta e Burgjeve

    Fushë-Krujë

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Fushë-Krujë

     

    Historiku

     

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë është i vendosur në dalje të qytetit të Fushë-Krujës, në zonën e quajtur Arrameras, në ish Brigadën e Këmbësorisë 1085.

     

    Ky institucion ka një shtrirje prej një sipërfaqe prej 3 ha dhe është i ndarë në dy godina, një i sigurisë së lartë dhe tjetra siguri e zakonshme me një seksion paraburgimi.

     

    IEVP Fushë-Krujë ka filluar funksionimin më datë 16.04.2008. Për ndërtimin dhe vënien në efiçensë të plotë të këtij institucioni është vënë në dispozicion një fond prej 4.8 milion euro nga Komisioni Evropian për Drejtësinë për Burgjet Shqiptare, mbështetur nga programi CARDS 2001, 2002, 2003, 2004.

     

    Kapaciteti fizik i institucionit është 312. Trajtimi i të dënuarve bëhet duke iu siguruar ambientet e përshtatshme me qëllim arsimimin e tyre, formimin profesional, organizimin e aktiviteteve argëtuese e krijuese, veprimtari me karakter fetar, etj.

     

    Drejtuesi aktual i IEVP Fushë-Krujë është z. Saimir Mulgeci.

     

     

     

    Adresa dhe Numrat e Kontaktit

     

    Adresa: IEVP Fushë-Krujë
    Numër kontakti: 05632887

     

    Orari i Vizitave

     

    Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten nga ora 08:00 – 15:00, ndërsa ditën e shtunë nga ora 08:00 – 13:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

     

    Aktivitetet

     

    Në mars të vitit 2009 në këtë institucion filloi funksionimi i shkollës 9-vjeçare për të dënuarit. Procesi mësimor ndiqet nga 35 të dënuar. Aktivitete të tjera që organizohen në këtë institucion përfshijnë aktivitete social-edukuese, sportive, kulturore, aktivitete fetare, kampionate të lojërave të tavolinës, etj.

     

    Shërbimet që Ofrohen

     

    Për të dënuarit/paraburgosurit në IEVP Fushë-Krujë ofrohen këto shërbime:

     
    • Shërbim shëndetësor 24 orësh
    • Realizimi i këshillimeve social-psikologjike
    • Kurse profesionale për zdrukthtari, hidraulik, mekanik, kopshtari, kurse të gjuhëve të huaja, kompjuter
    • Programe individuale 
    • Mbështetje për personat me probleme familjare
    • Biblioteka


    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik