
INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TĖ VENDIMIT PENAL TEPELENĖ
Historiku
Institucioni
Penal i Tepelenës ndodhet 3 km larg qytetit, në vendin e quajtur shën
Thanas. Gjatë periudhës së sistemit komunist njihej me emrin Reparti
307 i Riedukimit, i cili u ndërtua në vitin 1970 me vendim të posaçëm
të Këshillit të Ministrave të asaj kohe dhe Kolegjiumit të Ministrisë
së Punëve të Brendshme. Ky institucion konsiderohej i rëndësisë së
veçantë dhe ishte nën varësinë e Drejtorisë së Policisë, Ministrisë së
Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në këtë burg
dërgoheshin kryesisht persona që konsideroheshin të rrezikshëm për
shoqërinë dhe Me përmbysjen e sistemit komunist, me financim të
buxhetit të shtetit ky institucion iu nënshtrua një sërë
rikonstruksionesh. Sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë IEVP
Tepelenë është kategorizuar si burg i sigurisë së lartë me një seksion
sigurie të zakonshme dhe një seksion paraburgimi. Kapaciteti i
institucionit është 108 persona. Drejtuesi aktual i IEVP Tepelenë është
z. Qamil Xhelili.
Adresa dhe Numrat e Kontaktit Adresa: Burgu Bënçë, Tepelenë Numër kontakti: 08142544 0672078630 Orari i Vizitave Çdo qytetar mund të takojë të afërmit e tyre që ndodhen në IEVP Tepelenë nga e hëna deri të premten nga ora 08:30 14:30. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4. Aktivitetet Gjatë javës organizohen aktivitete të ndryshme me karakter edukues si dhe kampionate sportive në futboll, volejboll, basketboll e shah. Me rastin e festave të ndryshme zyrtare dhe fetare organizohen koncerte kulturore-artistike si dhe aktivitete të ndryshme që gjallërojnë jetën në këtë institucion. Shërbimet që Ofrohen Shërbimet që ofrohen në këtë institucion ndahen në dy kategori: Shërbime 24 orësh siç është ai shëndetësor dhe stomatologjik dhe shërbime ditore të përcaktuara me orare të ndryshme si biblioteka, kurse të ndryshme profesionale dhe organizimi i shërbesave fetare.