Përmirësimi i kushteve infrastrukturore të sistemit të paraburgimit është një tjetër element i rëndësishëm për krijimin e kushteve optimale për trajtimin e personave me liri të kufizuar. Për këtë janë hartuar detyrat e projektimit dhe janë përzgjedhur institucionet penale të cilat do të jenë objekt rikonstruksioni.
Në buxhetin e vitit 2009 për përmirësimin e standardeve në sistemin e paraburgimeve janë parashikuar 67 milion lekë. Konkretisht do të rikonstruktohen këto paraburgime:
1 Sarandë
2 Berat
3 Kukës
4 Tropojë
Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2009 janë parashikuar përmirësime të kushteve në Spitalin e Burgut Tiranë dhe standardeve të burgut Zaharia në Krujë. Në burgun e Peqinit do të ndërhyhet me projektin: Ndërtimi i tualeteve në çdo qeli dhe rikonstruksion i dusheve.
Gjatë muajit shkurt 2009 filluan procedurat e tenderit për dy institucione të paraburgimit atë të Beratit dhe Tropojës. Me përfundimin e procedurave tenderuese është lidhur kontrata dhe po merren masat për fillimin e punës në objektin “Rikonstruksion IEVP Tropojë”.
Gjatë muajit qershor 2009 janë kryer këto investime:
a. Është realizuar kontrata për objektin: “Rrjet i jashtëm inxhinierik, Instituti i të Miturve në Kavajë. Vlera e kontratës 4 254 000 lekë. Objekti është kolauduar.
Me realizimin e këtij investimi realizohet edhe detyrimi i Qeverisë Shqiptare, për vënien në shfrytëzim të plotë të Institutit. Ndërtimi i IEVP Kavajë është bërë me fondet e BE-së.
b. Është lidhur kontrata për objektin “Pus uji në IEVP Fushë Krujë dhe depo uji në IEVP Korçë”. Vlera e kontratës 5 800 000 lekë.
Në këtë objekt ka filluar puna për hapjen e pusit të ujit në IEVP Fushë Krujë dhe po merren masat përgatitore për fillimin e punës në depon e ujit Korçë.