•  
  • Harta e Burgjeve

    Vlore

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Vlorë

     

    Historiku

     

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Vlorë ndodhet në afërsi të Pusit të Mezinit, mbas ndërmarrjes së gjelbërimit. Ėshtë një nga institucionet e reja që është hapur gjatë vitit 2008. Ka një sipërfaqe prej 6.700 m2 dhe ofron akomodim për burra, gra dhe të mitur të ndaluar. Për projektimin, ndërtimin dhe pajisjen e këtij institucioni u vu në dispozicion një ndihmë financiare e Bashkimit Evropian prej 3.7 milionë euro. 

     

    IEVP Vlorë u vu në funksion të plotë në maj të vitit 2008.

     

    Institucioni siguron qëndrimin e 115 personave dhe funksionon sipas Rregullores së Paraburgimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, ku si objekt kryesor janë rregullat për organizimin dhe  funksionimin e Institucionit të Paraburgimit. Pra, është i kategorizuar si paraburgim me një seksion për të mitur.

     

    Drejtuesi aktual i IEVP Vlorë është z. Sokrat Feinaj.

     
     

    Adresa dhe Numrat e Kontaktit

     

    Adresa: Ish Reparti i Xhenios Vlorë
    Numër kontakti: 033233903 - 033224092

     
     

    Orari i Vizitave

     

    Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00–16:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

     
     

    Aktivitetet

     

    Aktivitetet kryesore në këtë IEVP Vlorë përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare, kurse kundër analfabetizmit, kurse profesionale si saldator, hidraulik, kopshtar, kurse kompjuteri, kampionate futbolli dhe volejbolli si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

     

    Shërbimet që Ofrohen

     

    Në Paraburgimin Vlorë, të paraburgosurve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë psikologjike dhe sociale, këshillime në grupe dhe individuale. Nuk mungon dhe asistenca juridike, ku ofrohet konsulencë për të gjithë të paraburgosurit duke i trajtuar problemet e tyre juridike në bazë të legjislacionit në fuqi, dhe duke pasqyruar të gjitha përfitimet nga ndryshimet e bëra në legjislacion. Gjithashtu, sektori juridik koordinon dhe paraqet problemet juridike të paraburgosurve te Gjykatat dhe Prokuroria.



    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik