Jetëshkrimi - Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Gazment Dibra ka lindur në 05 dhjetor 1957, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Dibra është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në datën  22.01.2008. Emërimi i Dibrës në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shoqëruar me zhvillime të rëndësishme dhe arritje të suksesshme për sistemin penitenciar. Këtu mund të përmendim hapjen e 5 institucioneve të reja penitenciare, reformën në legjislacionin penitenciar në të cilën tashmë është krijuar një bazë e mjaftueshme ligjore për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin në kuadër të nënshkrimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe rritjen e nivelit profesional të stafit që ai drejton.

Në vitet 1995-1997 Dibra ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Departamenti i drejtuar prej Dibrës përbënte një nga hallkat më të rëndësishme për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale me partnerë të huaj dhe organizma ndërkombëtarë si dhe hartimin e strategjive për implementimin e objektivave të synuara.

Në vitet 1997-1999 ka punuar në Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, kontributi kryesor i të cilit ka qenë në çështjen e Kosovës.

Në vitet 1999-2000 Dibra ka ushtruar detyrën e Këshilltarit pranë Kryetarit Bashkiak të Tiranës.

Në vitet 2005-2006 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil.  Gjatë kësaj periudhe u arrit krijimi i një sistemi integrues menaxhimi në të cilin sigurohej zbatimi i Programit të Shërbimit të Aviacionit Civil dhe fillimi i hartimit të Kodit të Aviacionit Civil.

Dibra është angazhuar në disa veprimtari politike si Kryetar i Nën-Degës 35 PD, Tiranë, Anëtar i Kryesisë, Anëtar i Këshillit Kombëtar, si dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak në dy legjislacione. 

Ai ka marrë pjesë në një sërë seminaresh, konferencash, aktivitete dhe kurse trajnimi jashtë vendit për krijimin e metodave esenciale në funksion të respektimit të ligjit dhe të zbatimit të drejtave të personave që gjenden në institucionet penale si dhe ruajtjen e sigurinë e sistemit.

Gazment Dibra flet anglisht dhe italisht.


Foto Galeria

Kerko te denuarit politik