
Institucioni
i Ekzekutimit të Vendimit Penal Peqin
Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Peqin, shtrihet në lindje të
qytetit të Peqinit. Ai ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 57.000 m2 nga
të cilat 40.000 m2 i përkasin ambienteve të brendshme të vuajtjes së
dënimit dhe pjesa tjetër ambienteve të jashtme. Ky institucion ka filluar
aktivitetin në nëntor të vitit 2003. Ndërtimi i këtij burgu është bërë i mundur
ndërmjet bashkëpunimit të Qeverisë Shqiptare me atë Italiane. Fillimisht në këtë
institucion janë akomoduar të dënuar të sigurisë së zakonshme dhe në korrik të
vitit 2004 filloi pranimi dhe sistemi i të dënuarve të sigurisë së lartë.
Institucioni është projektuar dhe ndërtuar sipas koncepteve bashkëkohore
dhe të gjitha godinat e përfshira në të janë mjaft funksionale dhe të
standardeve evropiane.
Me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, IEVP Peqin është kategorizuar burg i
sigurisë së lartë, me një seksion të sigurisë së zakonshme dhe një seksion
paraburgimi. Kapacitetet akomoduese të institucionit janë për 680 persona, të
ndarë 480 të dënuar për sigurinë e zakonshme dhe 200 të dënuar të sigurisë së
lartë.
Drejtuesi aktual i IEVP Peqin është z. Dashamir Xhika.
Adresa dhe Numrat e
Kontaktit
Adresa: IEVP Peqin, Lagja TEQE
Numër kontakti: 051223500 – 051223342
Orari i Vizitave
Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten nga ora
08:30 – 14:30, ndërsa ditën e shtunë nga ora 8:00 – 13:00. Numri i vizitave të
lejuara në muaj është 4.
Aktivitetet
Në regjimin e brendshëm janë ngritur 8 fusha mini
futbolli dhe 5 fusha volejbolli ku zhvillohen aktivitete të përditshme nga të dënuarit
dhe paraburgosurit. Çdo javë organizohen 3-4 ndeshje futbolli dhe volejbolli ndërmjet
sektorëve si dhe kampionate sportive. Gjithashtu organizohen ndeshje sportive
dhe me ekipet e vendit. Në përfundim të kampionatit shpallen 10 sportistët më të
mirë. Përveç aktiviteteve me karakter sportiv në këtë institucion organizohen
veprimtari kulturore-artistike, ekspozita me punimet e të dënuarve, koncerte me
rastin e festave të ndryshme si dhe promovime të krijimtarive letrare apo
botime të personave me liri të kufizuar.
Veprimtaritë fetare janë një tjetër aspekt i rëndësishëm i jetës në këtë
IEVP. Çdo të mërkurë në kishën e institucionit organizohen shërbesa fetare në të
cilën marrin pjesë 60 të dënuar. Ndërsa, të premten zhvillohen ritet fetare të
besimit mysliman që ndihen nga 95 të dënuar.
Në IEVP Peqin është hapur shkolla e parë 9-vjeçare. Në regjimin e brendshëm
të vuajtjes së dënimit funksionon klasa e parë dhe e pestë të cilat
frekuentohen nga 40 të dënuar.
Shërbimet që Ofrohen
Të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Peqin ju ofrohen këto shërbime: