•  
  • Harta e Burgjeve

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Berat

    Historiku

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat ndodhet në qendër të qytetit, brenda godinës së komisariatit. Ky institucion është hapur në shtator të vitit 2007. Me urdhër të Ministrit të Drejtësisë është kategorizuar si institucion paraburgimi. Kapacitetet akomoduese janë për 46 persona.

    Për të përmirësuar kushtet dhe ambientet e jetesës së paraburgosurve gjatë viteve të fundit janë bërë një sërë rikonstruksionesh me financim të buxhetit të shtetit.  

    Drejtuesi aktual i IEVP Berat është z. Agron Mahmutaj.

    Adresa dhe Numrat e Kontaktit

    Adresa: Lagjja 30 vjetori, pranë godinës së Komisariatit Berat
    Numër kontakti: 032235125 - 032238590

    Orari i Vizitave

    Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00–15:00 dhe të shtunën ora 08:00-12:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

    Aktivitetet

    Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

    Shërbimet që Ofrohen

    Në Paraburgimin Berat, të paraburgosurve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.



    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik