•  
  • Harta e Burgjeve

    Informimi i të dënuarve dhe shqyrtimi i ankesave

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve një rëndësi të veçantë në periudhën janar-gusht 2008 i ka kushtuar respektimit të të drejtave të të dënuarve për informim. Në këtë kuadër janë shpërndarë broshurat “Njihni të drejtat tuaja”, “Falja” etj.

    Një tjetër hap pozitiv gjatë kësaj periudhe të vitit ka të bëjë me shqyrtimin në kohë të kërkesë- ankesave të qytetareve si edhe të personave me liri të kufizuar. Në rastet kur ka qenë e domosdoshme punonjës të DPB-së kanë marrë kontakte me personat me liri të kufizuar, duke i dhënë zgjidhje ankesave apo problemeve të ngritura. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përmes sektorit të Problemeve Shoqërore, ka bërë të mundur thjeshtimin e procedurave për realizimin e takimeve midis grave të dënuara me familjarët, të cilët ndodhen në I.E.V.Penale. Kjo u arrit në bashkëpunim me sektorin e Shoqërim Transferimeve përmes hartimit të një grafiku mujor.



    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik