DPB dyfishon numrin e aktiviteteve sportive dhe kulturore në IEVP
Organizimi i aktiviteteve kulturore-sportive ka njohur një rritje gjatë vitit 2009 krahasuar me vitet e mëparshme. Kështu në total gjatë 8 muajve të 2009-ës janë organizuar 27 aktivitete sportive dhe kulturore, ose rreth dy herë më shumë se gjatë vitit 2008.
Në këtë kuadër janë organizuar 15 aktivitete sportive ndërmjet I.E.V.P ku janë përfshirë të gjitha kategoritë (minoren, gra dhe të rritur) si dhe një aktivitet sportiv midis grave të dënuara dhe ekipit të të rejave të sport-klub “Partizani”. Gjatë vitit 2009 janë organizuar gjithashtu 12 aktivitete kulturore ndër të cilat mund të përmendim: krijimi festiv për gratë me rastin e festës së 8 Marsit, ndjekja e pjesës teatrale “Filumena Marturano” në sallën e Teatrit Kombëtar nga gratë e dënuara, “Një ditë ndryshe”, aktivitet i organizuar në I.E.V.Penale Lezhë me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve. Gjithashtu në I. E. V. Penale Vaqarr është organizuar një koncert nga Ansambli “Shqiponja” me këngëtarë, valltarë (minorenë) të veshur me kostume popullore. Një tjetër aktivitet i organizuar ishte promovimi i librit të të dënuar Shefqet Merra në I.E.V.P Fushë-Krujë, sikundër janë zhvilluar aktivitetet “Fjala Artistike” në I.E.V. Penale Lezhë, Vaqarr, Ali Demi dhe Jordan Misja.