•  
  • Harta e Burgjeve

    Bashkëpunimi DPB-OJF, dhjetra projekte të zbatuara

    Një marrëdhenie pozitive, transparente dhe bashkëpunuese është krijuar mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe organizatave të ndryshme jo qeveritare si dhe me institucionin e Avokatit te Popullit. Bashkëpunimi me OJF partnere ka qenë efikas në sigurimin e mbështetjes së tyre profesionale dhe materiale me qëllim përmirësimin e programeve rehabilituese dhe riintegruese me të dënuarit si dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të të dënuarve.

    Gjatë vitit 2009 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bashkëpunuar me rreth 30 organizata dhe institucione fetare si: OSBE, EURALIUS, Instituti Europian i Tiranës, KSHH, AECID, Organizata për të drejtat demokratike të grave dhe të miturve, Klinika Ligjore, Caritas – Albania, Kisha Katolike, Motrat “Nënë Tereza”; Kisha Ortodokse, Motrat Myslimane, Komuniteti Mysliman, Fondacioni “Adra”, fshati “Sos”, Kisha Ungjillore, Shoqata “Përthyerja”, CRCA, SH.K.B.SH, UNICEF, Shoqata e animatorëve “Ungjilli i Krishtit”, Kisha e Suçit, Kisha e Shënkollit, Vatra,  shkolla italiane “Vinsent Prendushi”, qendra “Muriado”, YËCA, “Dora e ngrohtë”, QSHRT, QSHTNJ, Qendra Korektim dhe Rehabilitim Njerëzor. Në sajë të bashkëpunimit me shtëpitë botuese për vitin 2009 janë dhuruar rreth 170 kopje librash nga “Elena Gjika” dhe “Migjeni”. 

    Gjithashtu DPB ka bashkëpunuar me CRCA për organizimin e workshopit “Qielli është i të gjithëve” në I.E.V.P Vaqarr, sektori i minorenëve. Aktualisht po punohet me projektin e KSHH,  në mbështetje të Sektorit të Shërbimit të Kujdesit Social për trajtimin e kategorive vulnerabël. Në sajë të bashkëpunimit me organizatat jo fitimprurëse janë nënshkruar disa marrëveshje me qëllim përmirësimin e kushteve në I.E.V.P.  Ndër të cilat mund të përmendim marrëveshjen me Institutin Europian të Tiranës; me Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës; me TLAS për “Përmirësimin e të paraburgosurve në Shqipëri; Marrëveshja me K.R.NJ; me Dëshmitarët e Jehovait. Po punohet për nënshkrimin e marrëveshjes me shoqatën IES, Integrimi mes Sistemit të Edukimit, e cila ka paraqitur një projekt-propozim për edukimin në distancë të personave me liri të kufizuar.




    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik