•  
  • Harta e Burgjeve

    DPB-ja solidarizohet për të ndihmuar familjet e përmbytura në Shkodër

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është solidarizuar përkrah shumë institucioneve dhe organizatave të tjera për t’i ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Nga punonjësit e administratës së DPB-së u mblodh një shumë prej 120.000 lekë, të cilat u depozituan në Bankën Kombëtare Tregtare, për familjet të cilat u ndodhën përballë kësaj ngjarjeje.

    Fatkeqësia natyrore që rezultoi në përmbytjen e shumë sipërfaqeve toke dhe shkatërrimin e shumë banesave është një ngjarje që kërkon shumë kurajë për t’u përballuar. Pas përmbytjeve të mëdha të dy javëve të fundit në zonën e Shkodrës, dhe normalizimit të situatës, shpresojmë që të gjithë banorët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të rinisin një jetë të re, ku kjo ngjarje të mbetet thjesht një kujtim që duhet harruar.
     




    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik