•  
  • Harta e Burgjeve

    Trajnohen 76 Punonjës Social për Parandalimin e Vetëvrasjeve në IEVP

    Vetëvrasjet janë një shqetësim serioz në sistemin penitenciar. Në shkallë vendi për vitin 2009 kanë ndodhur 4 raste dhe janë evidentuar 11 raste të tjera të personave me tentativë vetëvrasje. Këto ngjarje kanë ardhur si pasojë e problemeve personale të viktimave, mos përballimi i dënimeve afatgjata, si dhe shkaqe të tjera depresive.

    76 punonjës të Sektorëve të Kujdesit Social në kuadër janë trajnuar në kuadër të projektit të AECID, në programe të trajtimit për të rinjtë, personat me varësi nga substancat narkotike, personat me tentativë vetëvrasje si dhe persona me probleme të menaxhimit të agresivitetit. Në 14 institucione, personat që kanë marrë trajnim nga ekspertët spanjollë kanë trajnuar pjesën tjetër të stafit në institucionet ku ata punojnë. 

    Janë hartuar module trajtimi për kategori të ndryshme vulnerabël, si dhe janë trajnuar stafet sociale në modulet: Mendimi prosocial (për të rinjtë); Dhuna Gjinore; Heroina, Kokaina dhe drogat sintetike; Parandalimi i vetëvrasjeve; Personat me aftësi të kufizuar; Të rinjtë 18-21 vjeçar (Modul respekti); Të burgosur të huaj; Trajnim për reduktimin e agresivitetit (ART); Menaxhimi i zemërimit; Abuzimi me alkoolin; Aftësi sociale; Disa programe në prag lirimi.
    Sektori i Problemeve Shoqërore ka organizuar 3 sesione pune me pjesëmarrjen e përgjegjësve të Sektorëve të Kujdesit Social, specialistë që trajtojnë të miturit si dhe psikologë dhe punonjës social.

    Gjithashtu, për parandalimin e ngjarjeve të tilla janë marrë masa duke bërë trajnime të veçanta me stafin e policisë, duke dërguar qarkore të posaçme për këto probleme si dhe duke kërkuar zbatimin me forcë të Rregullores së Brendshme  të Policisë së Burgjeve në ato pika dhe nene të saj ku bëhet fjalë për mënyrat e vëzhgimit dhe të ndjekjes së shqetësimeve që vijnë nga të dënuarit. Sektori i Problemeve Shoqërore ka hartuar programin “Mbi parandalimin e vetëvrasjeve”.


    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik