•  
  • Harta e Burgjeve

    Zhvillohet Analiza Vjetore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve 2009

    Në datën 17 shkurt 2010, në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua Analiza Vjetore e vitit 2009, e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë analizë mori pjesë dhe Ministri i Drejtësisë z. Bujar Nishani.

    Gjatë fjalës së tij, z. Nishani theksoi rëndësinë e reformimit të sistemit penitenciar si dhe fushat kryesore të cilat duhet të kishin prioritet për 2010. “Padyshim që nga viti në vit, shohim ndryshime të mëdha dhe përmirësime të dukshme që kanë ndodhur në këtë sistem, duke filluar nga ngritja profesionale e stafit, krijimin e një baze të gjerë ligjore si dhe përmirësimin e infrastrukturës në tërësi. Pikësynim kryesor duhet të mbetet jo vetëm trajtimi me dinjitet i personave me liri të kufizuar, por edhe marrja e masave për ndalimin e sendeve të ndaluara sipas ligjit, që shpeshherë janë gjetur në dhomat e të dënuarve dhe paraburgosurve. Krijimi i një sistemi të sigurt mbetet prioritare për vitet në vazhdim”- tha Ministri Nishani.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Gazment Dibra, prezantoi para të pranishmëve qëllimet dhe objektivat e sistemit penitenciar dhe bëri një përmbledhje të arritjeve kryesore të vitit 2009 si dhe problemeve që u hasën gjatë këtij viti.

    Të pranishëm në këtë analizë ishin përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, të cilat kanë kontribuar në mbarëvajtjen e sistemit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit si EURALIUS, Komisioni Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Avokati i Popullit, Shërbimi i Provës, Gjykata e Krimeve të Rënda, UNICEF, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, CRCA, Shoqata Kristiane e të Burgosurve Shqiptarë.




       Analiza Vjetore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve 2009

    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik