Ndryshime Pozitive Lidhur me Infrastrukturën dhe Trajtimin e te Miturve. Raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hartuar një raport lidhur me situatën e konstatuar ne disa institucione, me objekt “Mbi te drejtat dhe trajtimin e te miturve ne institucionet e paraburgimit dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penal“ për periudhën tetor-dhjetor 2009.
Monitorimi i këtyre institucioneve ka pasur si qellim:
• Respektimin e te drejtave te personave te mitur ne institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale.
• Zbatimi i kuadrit ligjor nga personeli përgjegjës ne institucion lidhur me trajtimin e te miturve.
• Evidentimi i zbatimit apo moszbatimit te standardeve kombëtare ne përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe sugjerime me qellim përmirësimin dhe respektimin e te drejtave dhe trajtimi i te miturve.
Vëzhgimi i këtyre institucioneve nga grupi i monitorimit te KSHH, i cili siç e thamë me lart ka për synim përmirësimin e kushteve për respektin e te drejtave te miturve, paraqet një raport te detajuar lidhur me gjendjen aktuale te institucioneve ku qëndrojnë te miturit ku fillimisht ne mënyrë te përgjithshme vlerëson bashkëpunimin e personelit drejtues te institucioneve duke i falënderuar për lehtësimin e kryerjes se vëzhgimeve dhe për vënien ne dispozicion te ambienteve dhe dokumentacionin e nevojshëm, pra tregon qarte një ndërgjegjësimin me te larte te personelit ne Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve dhe ne institucionet lokale te vëzhguara.
Raporti vlerëson hapjen e institucionit te ri-integrimit ne Kavajë, si dhe ndryshimet pozitive te arritura lidhur me infrastrukturën e përmirësuar te institucioneve ku qëndrojnë te miturit. Vlerëson kujdesin e veçante te treguar nga ana e institucioneve për zbatimin e rregullave si ndarja strikte e te miturve ne sektorë te veçante, respektimi i te drejtës për ajrim me orare me te gjata se te rriturit, norma ushqimore e cila zbatohej lidhur me cilësinë dhe me kushtet higjeno sanitare, shërbimin shëndetësor paraqitet ne nivele normale, e drejta e informacionit dhe e ushtrimit te riteve fetare, mospërdorimi i dhunës ndaj te miturve.
Konkretisht grupi i monitorimit te KSHH vëzhguan institucionet e paraburgimit ne Rr.“Jordan Misja“ Tirane, Korçe, Lezhe, Vaqarr, Durrës dhe Vlore. Gjate vëzhgimit janë mbajtur parasysh standardet ne te drejtat dhe rregullimet e përcaktuara ne legjislacionin Shqiptar me konkretisht ne Kushtetutën e R.Sh-se. Kodin e Procedurës Penale, Ligji nr.9331, dt.21.04.1998, i ndryshuar me ligjin nr.10024, dt.27.11.2009 “Për ekzekutimin e vendimeve Penale“ ligji nr.9888 dt.10.03.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.8328, dt.16.04.1998, “Për te drejtat dhe trajtimin e te dënuarve me burgim“ i ndryshuar dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës te Këshillit te Evropës për Shqipërinë, rekomandimet e Avokatit te Popullit dhe te KSHH.
Metodologjia e përdorur gjate vëzhgimit te këtyre institucioneve si marrja takime te drejtpërdrejta me te miturit e paraburgosur dhe te dënuar, siç e sipercituam, ka pasur si synim zbatimin ose jo te standardeve kombëtare ne përputhje me ato ndërkombëtare, respektimin e te drejtave dhe trajtimin e te miturve. Krahas vlerësimit ne disa aspekte grupi i monitorimit te KSHH ka pasqyruar edhe probleme te cilat i ka hasur ne këto institucione lidhur me infrastrukturën si dhe ka dhënë sugjerime lidhur me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e standardeve për ofrimin e trajtimit te duhur për te miturit. Për këtë qellim Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve duke bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare dhe organizata te ndryshme, te Bashkimit Evropian për sigurimin e fondeve për ndërtimin e institucioneve te reja si dhe rikonstruksioni i institucioneve ekzistuese siç është programi IPA 2007-2009, MASTER-PLANI 2008-2013.
Ne bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare për sektorët e shendetesise ne disa institucione ku qëndrojnë te miturit do te merren masa qe me fondin për aparatura mjekësore nga buxheti i shtetit për vitin 2010 do te ketë një investim ne laborator klinik, E.K.G dhe aksesore te tjerë mjekësore, si aparatura dentare si dhe ne te ardhmen do te mundësohet shtesa organike ne institucione ku qëndrojmë te miturit.
Sektori i Problemeve Shoqërore ne Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve ka hartuar program për trajtimin e individualizuar dhe në grup për të miturit. (Urdhri Nr.9834., datë 10.11.2008 mbi zbatimin e programit për trajtimin e Individualizuar të të miturve), si dhe ka dërguar programe për trajtimin e kategorive vulnerabël ku përfshihen dhe të miturit (Shkresë Nr.7474 Prot. Datë, 22.09.2009 “Mbi aplikimin e programeve të trajtimit për disa kategori të burgosurish dhe zbatimin e formateve të raporteve nga psikologët”).
Ndërkohë Sektori i Problemeve Shoqërore në zbatim të planit të punës, vazhdimisht ka organizuar dhe monitoruar aktivitete sportive e kulturore për këtë kategori dhe do te vazhdoje bashkëpunimin me organizata kulturore.
Në lidhje me funksionimin e shkollës për minorenët D.P.B. është drejtuar me shkresë zyrtare ministrisë së Arsimit Nr. 8176 Prot datë 23.10.2009 dhe Ministrit të Drejtësisë Nr. 7981 Prot., datë 14.10.2009 për fillimin e këtij procesi. Së fundi i është dërguar një kërkesë zyrtare ministrit të Arsimit Nr 973 Prot., datë 27.01.2010 ku është theksuar shqetësimi për fillimin e procesit arsimor për këtë kategori. Kontaktet me Ministrinë e Arsimit mbahen vazhdimisht, deri në zbatimin në praktikë të këtij procesi.
Sektori i Problemeve Shoqërore mbështetur në Urdhrin Nr.1497 Prot. datë 09.02.2010 do të monitorojë trajnimin që do të zhvillohet nga specialistë të stafeve të kujdesit social të certifikuar nga KShH, ku grupe të synuara do të jenë stafet me uniformë në të gjitha institucionet ku gjenden të mitur në konflikt me ligjin.
Nga ana e sektorit te problemeve shoqërore po punohet per hartimin e një programi pune te përbashkët për përgatitjen e te miturve për lirim dhe ri-integrimit te tyre ne shoqëri, duke përfshirë këtu edhe prindërit e te miturve.
Qendra e Trajnimeve ne Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve po zbaton trajnime baze te punonjësve te sigurisë mbi bazën e një programi specifik i cili është fokusuar ne drejtësinë penale për te miturit, veçoritë psiko sociale te kësaj moshe trajnime te cilat janë te vazhdueshme.