Fillon Puna për Ngritjen e Burgjeve dhe Qendrave të Reja të Paraburgimit
Me financim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare janë planifikuar që të hapen 7 IEVP të reja.
1. Qendër paraburgimi në Elbasan (me kapacitet prej 120 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në fund të vitit 2011, fillimi i vitit 2012.
2. Qendër paraburgimi në Berat (me kapacitet prej 90 vendesh): do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në mes të vitit 2012. Pas hapjes së qendrës së re, I.E.V.P-ja do të mbyllet dhe personeli/të ndaluarit do të transferohen në qendrën e re.
3. Burg në Fier (me kapacitet prej 780 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2010 dhe qendra do të hapet në mes të vitit 2013.
4. Burg i ri në Tiranë. Te dënuarit nga zona e Tiranes (487 persona ne Janar te 2010) vuajnë dënimin e tyre ne burgun e vogël te Vaqarrit (kapacitetit 146 vende) ose ne burgje te tjera jashtë Tirane. Kjo nuk e mbështet rehabilitimin dhe rendon ne familjet e te dënuarve. Duke marrë parasysh numrin e të paraburgosurve/burgosurve nga zona e Tiranës dhe faktorët operacionale si kompleksiteti i menaxhimit, stabiliteti operacional dhe kosto për çdo vend për të burgosurit, madhësia e burgut të ri të Tiranës duhet të jetë të paktën me 500 vende të burgosurish. Delegacioni i KE-së do të financojë projektimin dhe ndërtimin e këtij burgu nga IPA 2011. Projekti duhet të fillojë në vitin 2010, Ndërtimi do të fillojë në vitin 2011 dhe burgu do të hapet në 2014. Mbas ndërtimit te burgut te ri te Tiranes, institucionet ekzistuese nen standard siç është I.E.V.P. “Ali Demi” mund te mbyllen dhe te dënuarit dhe personeli te transferohen ne institucionin e ri.
5. Burg në Gjirokastër (me kapacitet prej 710 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004.
6. Burg në Shkodër (me kapacitet prej 710 vendesh) do të ndërtohet sipas Master Planit 2004.
7. Qendër paraburgimi në Kukës (me kapacitet prej 100 vendesh): do të ndërtohet sipas Master Planit 2004. Pas hapjes së qendrës së re, I.E.V.P-ja do të mbyllet dhe personeli/të ndaluarit do të transferohen në qendrën e re. Një propozim i ri ne lidhje me këtë çështje është qe paraburgimi për këtë zone te ngrihet ne Dibër. Kështu, te mbyllet IEVP Burrel për shkak te kushteve jashtë standardeve dhe te dënuarit/arrestuarit te transferohen ne këtë IEVP, gjithmonë duke iu referuar parimit rajonal.