•  
  • Harta e Burgjeve

    Shpallja e konkurimit per pozicionet e lira ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve

    Ne zbatim te ligjit Nr 8549 date 11.11.1999 ”Statusi i nenpunesit civili”, Drejtoria e Burimeve Njerezore, Finances dhe Sherbimeve prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, shpall konkurimin per pozicione te lira ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve.
    Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit Nr 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nenpunesit civil”.


    KERKESA TE VEÇANTA PER KANDIDATET

    1.    Përgjegjës i Sektorit te Marredhenieve me Jashte dhe Shtypin

    *    Te kete mbaruar arsimin e larte ne nje nga specialitetet: Gazetari, Marredhenie me Publikun apo specialitete te ngjashme qe i referohen vendit te punes.
    *    Te kete eksperience pune mbi 3 vjet
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te Bashkimit Europian.
    *    Gjuha anglisht kerkohet te jete e çertifikuar.
    *    Te njohe mire perdorimin e programeve kompjuterike te vertetuar me çertifikate te njohur nga Ministra e Arsimit dhe e Shkences.
    *    Te kete aftesi te mira drejtuese, bashkepunuese dhe komunikimi
    *    Te kete aftesi te mira komunikuese dhe organizative
    *    Te njohe legjislacionin ne fuqi

    2.    Specialist i Sektorit te Mardhenieve me Jashte dhe Shtypin ( 1 nepunes )

    *    Te kete mbaruar arsimin e larte.
    *    Te kete eksperienca pune te meparshme, minimumi 2 vjet.
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te Bashkimit Europian.
    *    Te kete njohuri te programeve kompjuterike.
    *    Te kete aftesi te mira komunikuese dhe organizative


    3.    Pergjegjes  i Sektorit  te Finances
    *    Te kete mbaruar arsimin e larte, ne nje nga deget e Fakultetit Ekonomik.
    *    Te kete eksperience pune mbi 10 vjet, nga te cilat 5 vjet ne fushen e finances
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te vendeve te Bashkimit Europian, preferohet gjuha anglisht
    *    Te njohe perdorimin e programeve kompjuterike, si Alfa, Financa V etj
    *    Te kete aftesi te mira organizative, komunikuese e menaxhuese
    *    Te njohe legjislacionin financiar ne fuqi.


    Pergjegjes i Sektorit te Gjendjes Gjyqesore   
    *    Te kete mbaruar arsimin e larte prane Fakultetit te Drejtesise.
    *    Te kete eksperience pune mbi 5 vjet.
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te Komisionit Europian, preferohet gjuha anglisht
    *    Te kete njohuri te programeve kompjuterike te vertetuar me çertifikat te njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.
    *    Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

    Specialist i Sektorit te Gjendjes Gjyqesore ( 1 nepunes )
    *    Te kete mbaruar arsimin e larte prane Fakultetit te Drejtesise.
    *    Te kete eksperience pune mbi 2 vjet
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te Komisionit Europian, preferohet gjuha anglisht
    *    Te kete njohuri te programeve kompjuterike te vertetuar me çertifikat te njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.
    *    Te kete aftesi te mira komunikuese

    Specialist Kartoteke ( 1 nepunes )

    *    Te kete mbaruar arsimin e larte.
    *    Te kete eksperience pune mbi 2 vjet
    *    Te kete njohuri te gjuheve te huaja te Komisionit Europian, preferohet gjuha anglisht
    *    Te kete njohuri te programeve kompjuterike te vertetuar me çertifikate te njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.
    *    Te kete aftesi te mira komunikuese.




    Paga per pozicionet e sipercituara jane  ne nivelin e pagave te nenpunesve civil

    Paraqitja e dokumentave:

    Kandidati duhet te paraqese benda dates 06 .07. 2010 ne Sektorin e Burimeve Njerezore prane D.P.Burgjeve keto dokumenta:Kerkesen per aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave te noterizuar, te librezes se punes, çertifikatave te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, plotesimin e formularit te vetdeklarimit prane Sektorit te Burimeve Njerezore per nxjerrjen e çertifikates elektronike te gjendjes gjyqesore,  leter rekomandimi ( nese kerkohen ), nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit.
    Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit

    Konkurimi eshte hapur per nenpunesit civil te te njejtes klase me proçedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre.Nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kandidatet jashte administrates publike, sipas proçedurave te sherbimit civil.

    Pas verifikimit paraprak Drejtoria se Pergjithshme te Burgjeve do te perpiloj listen e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin  si dhe do te beje njoftimin perkates per daten kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.Konkurimi do te bazohet ne njohurite: mbi Kushtetuten, Kodin e Proçedurave Administrative, Ligjin Nr 9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike”, Ligji Nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike” , Ligjin Nr 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nenpunesit civil”,  si dhe ne veçanti  legjislacionin sipas fushave perkatese te konkurimit, legjislacinin mbi financat publike, mbi kontabilitetin dhe prokurimin public, Ligjin Nr 7726 date 29.01.1993 “Per fondin arkivor kombetar dhe arkivat” dhe VKM Nr 683 date 13.12.2001 “Per riorganizimin e rrjetit arkivor vendor”, Ligjit Nr 8503 date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare” Ligji Nr 8517 date 22.07.1999 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe VKM Nr 372 date 04.08.1999 “Per shkembimin e informacionit per standartet dhe rregullat teknike”, Ligji Nr 9614 date 21.09.2006 “Per çertifikaten elektronike te gjendjes gjyqesore”



    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik