•  
  • Harta e Burgjeve

    1 Qershori në Institutin e të Miturve në Kavajë

    Në Institutin e të Miturve në Kavajë, më 1 Qershor, u zhvillua aktiviteti kulturor me pjesëmarrjen e shoqatës kulturore artistike “Buna 1” dhe Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u bë e mundur pjesëmarrja e 39 minorenëve, që ndodhen në I.E.V.Penale në Rr. “Jordan Misja” dhe Lezhë.

    Aktiviteti u konceptua në tre pjesë, ku pjesa e parë ishte përshëndetja dhe falënderimi i drejtorit dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Pjesa e dytë, ishte koncerti i përgatitur nga shoqata “Buna 1”.  Në përbërje të kësaj shoqate, ishin 3 humoristët Zef Deda, Anton Krosi, Siçiljana Mazi; këngëtarët Hajro Pepa, Luan Degestani, Rezart Cacani, Alrida Sida si dhe instrumentistët Roland Bisha, Shpëtim Logu. Duke qenë se gjithë koncerti u perfomua live, humoristët përfshinë në shfaqje edhe minorenët.

    Artistët u njohën me poezitë dhe pikturat e minorenëve, të cilët  përzgjodhën poezinë dhe pikturrën më të mirë. Sektori i kujdesit Social kishte përgatitur dhuratat për dy çmimet e para, të cilat i ndau humoristi Zef Deda. Gjithashtu, ai shpërndau edhe certifikatat e kursit të kompjuterit, që minorenët kanë ndjekur në këtë institucion. Në fund u lexuan edhe mbresat nga kjo vizitë e humoristit Zef Deda, të shkruara në librin e përshtypjeve.

    Pjesa e tretë e aktivitetit ishte menduar, programi i përgatitur nga Sh.K.B.Sh. Si fillim u organizuan dy lojëra shpejtësie, ku u përfshinë minorenët. Më pas u shfaq dokumentari i përgatitur nga Sektori i Kujdesit Social, ku pasqyroheshin aktivitetet dhe një historik i shkurtër i jetës tetë mujore të këtij institucioni. Më pas, grupi i animatorëve të Sh.K.B.Sh shfaqën një pantomimë, e cila përshkruante momentet e një adoleshenti që bën një gabim, si dhe mënyrën dhe rrugën që ai duhet të zgjedhë për të kërkuar falje.

    Aktiviteti u shoqërua me  shfaqjen e një filmi me video-projektor, me temë edukative.

    Ky aktivitet, ia arriti qëllimit të krijimit të një atmosfere festive në këtë ditë ekskluzive për fëmijët. Gjithashtu, aktivitete të tilla i shërbejnë promovimit të punës që bëhet me këtë kategori, si dhe krijimin e një klime të ngrohtë  pune me minorenët.



    01/06/2010




    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik