Festohet 1 Qershori në IEVP Vlorë- Seksioni i të Miturve
Me rastin e festës së 1 Qershorit, IEVP Vlorë organizoi një aktivitet argëtues për të miturit që ndodhen në këtë institucion. Në aktivitet, krahas 24 të miturve, u përfshinë prindërit e tyre, përfaqësues të institucioneve të ndryshme fetare dhe laike, punonjës të stafit drejtues të IEVP, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Aktiviteti filloi me përshëndetjet e rastit, duke vazhduar me recitime nga minorenët, të disa poezive të krijuara prej tyre, ekspozita e punimeve dhe një koncert me artistë të qytetit të ftuar për këtë rast.
Në fund, familjarët e minorenëve vizituan ambiente të trajtimit si, klasa e mësimit, klasa e kompjuterëve, biblioteka, dhomat e kultit, etj. Prindërit pjesëmarrës u shprehën pozitivisht për vëmendjen e kushtuar nga IEVP Vlorë, në këtë ditë ekskluzive për fëmijët.
Organizimi i aktiviteteve të tilla, lidhet kujdesin e veçantë që tregon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe shteti shqiptar për trajtimin e kësaj kategorie.
Në vazhdimësi, vëmendja po përqendrohet edhe më shumë në trajtimin e kësaj kategorie, konform standardeve, me qëllim ri-integrimin e tyre në shoqërinë e hapur.
01/06/2010