•  
  • Harta e Burgjeve

    Si të përballojmë presionin e grupit

    Aktivitet informues dhe rehabilitues për të rinjtë

    “Si të përballojmë presionin e grupit”,  ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga Sektori i Problemeve Shoqërore në IEVP Korçë, gjatë muajit qershor. Në këtë aktivitet u përfshinë të gjithë minorenët dhe të rinjtë e grupmoshës 18-21 vjeç, të cilët janë në konflikt me ligjin. 

    Tema “Si të përballojmë presionin e grupit”, u zhvillua jo vetëm në kontestin e jetës në burg, por edhe për kohën kur ata do të jenë të lirë. Minorenët u përfshinë në gjetjen e hapave për përballimin e presionit kur janë me shoqërinë në disa raste si: a) parandalimin e konflikteve; b) për parandalimin e shpejtësisë; c) bindja e prindërve për të shkuar me shoqërinë në disko etj. Zhvillimi i këtyre temave i përfshiu të gjithë minorenët dhe 18-21 vjeçarët duke luajtur disa rolin e “të urtit” dhe pjesa tjetër, grupi që ushtronte presion psikologjik.

    Gjithashtu, gjatë aktivitetit u trajtua si dhe u dha informacion mbi dëmet që shkakton duhani, sidomos për këtë grupmoshë, fiziku i të cilëve është akoma në formim. Aktiviteti zgjati për rreth katër orë. 


    28/06/2010




    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik