Në kuadrin e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian
“Mbështetje për Reformën në Sistemin Penitenciar”, në bashkëpunim me Shërbimin
e Provës, gjatë datave 10-16 qershor 2012, katër drejtues të Institucioneve të
Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, morën pjesë në vizitën studimore të zhvilluar
në Britaninë e Madhe. Vizita shërbeu për të njohur nga afër politikat dhe
strategjitë që aplikojnë vendet e Bashkimit Evropian në menaxhimin e sistemit
të burgjeve. Kjo eksperiencë do të konvertohet në përmirësimin e standardeve të
trajtimit të personave të privuar nga liria, duke marrë në konsideratë përvojën
e përfituar.
Interes të veçantë gjatë vizitës, ishin procedurat e standardizuara dhe
tejet profesionale të pranimit të një të burgosuri të sapoardhur, deri të
sistemimi i tij. Vizita në burgun e Wormwood Scrobus ndërtuar në vitin 1870 e
cila sistemonte 1200 të dënuar dhe përbëhej nga 600 veta, ishte një shembull
mjaft i mirë për standardet që duhet të përbëjë një sistem burgjesh. Pritja dhe sistemimi i të dënuarve kishte një procedurë interesante duke e
trajtuar të dënuarin me kujdes për të
mos e ndierë izolimin nga shoqëria. Sapo paraqitej në institucion qëndronte 5
min në një dhomë ku kontaktohej nga psikologu i burgut. Më pas shkonte në një
dhomë tjetër (kjo me televizor) ku qëndronte 5 orë dhe vizitohej nga stafi shëndetësor. Me pas i
hiqeshin rrobat personale pajisej me uniformën e burgut (përfshi dhe këpucët),
i bëhej foto e cila futej në sistem, identifikohej dhe me një numër personal të
burgut e më pas kalonte në observim për 24 orë. Një klinikë e specializuar i
bënte të gjitha analizat(brenda në burg) dhe kalonte po në observim për 7 ditë,
ku kishte të gjitha kushtet për palestër, argëtim dhe merrte kontakt me të
dënuar që kishin kohë në burg të cilët.
Me leje të Drejtorisë së burgut disa të burgosur të tjerë, kryenin punën
e psikologut që i sapo ardhuri të mos e ndjente veten që ishte në burg. Aspekt
tjetër i rëndësishëm nga grupi përfaqësues, u konsiderua mënyra e trajtimit dhe
menaxhimit të personave që ndodhen në dhomat e izolimit. Edhe pse në praktikë
në sistemin e burgjeve shqiptare zbatohen procedurat e pranimit sipas akteve
ligjore, në disa raste mungojnë standardet e duhura dhe profesionalizmi në këtë
aspekt.
18/06/2012