Hyrje
- Përkufizimi i Veprës Penale
- Parimi i ligjshmërisë
- Cilat janë Sanksionet Penale dhe cili është qëllimi i tyre
- Llojet e dënimeve
- Llojet e Verave Penale
Legjislacioni
Penal i Shqipërisë aplikohet ndaj secilit që në territorin e Shqipërisë
kryen veprën penale të parashikuar me këtë legjislacion ( Neni 2 KP).
Kodi Penal i Shqipërisë ka 19 kapituj dhe është i ndarë në dy pjesë,
Pjesa I – Pjesa e Përgjithshme përmban VIII Kapituj dhe Pjesa II –
Pjesa e Posaçme që përmban XI Kapituj;
I. Përkufizimi i Veprës Penale
Vepra penale është
- Vepër e paligjshme
- Një vepër që është e përcaktuar me ligj si vepër penale
- Tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj
- Dhe për të cilën me ligj është paraparë sanksion penal ose masa të trajtimit të detyrueshëm.
Neni 1 – Ligji Penal dhe Ndarja e Veprave Penale
- Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre.
- Veprat
penale ndahen në krime dhe në kundravajtje penale. Dallimi i tyre bëhet
në çdo rast në dispozitat e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi
Elementët e Veprës Penale:
- sjellja e njeriut (veprimi ose mosveprimi);
- rrezikshmëria shoqërore;
- paligjshmëria;
- përcaktimi i një vepre penale;
- pasoja;
- lidhja shkakësore mes veprimit (mosveprimit) dhe pasojës;
- përgjegjësia penale, (fajësia) e autorit.
Çdo
vepër penale duhet të ketë elementët e vet penal. Mungesa e ndonjë apo
më shumë elementësh vë në pikëpyetje ekzistencën e veprës penale, që do
të thotë së nëse mungon ndonjë nga elementet vepër penale nuk ekziston.
II. Parimi i ligjshmërisë, Neni 2, KP
A. Mos dënimi me ligj (Nulla poena sine lege)
Askush
nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që me parë nuk është
parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundravajtje penale.
Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj.
Veprimi Në Kohë I Ligjit Penal, Neni 3 i KP
- Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale.
- Ligji
i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast së
personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në
qoftë së ka filluar, pushon.
- Kur
ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë
të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të
favorshme për personin që ka kryer veprën penale.
III. Cilat janë Sanksionet Penale dhe cili është qëllimi i tyre?
Kapitulli V – Dënimet
Neni 29 – Dënimet Kryesore
Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
- Me burgim të përjetshëm
- Me burgim
- Me gjobë
Për personin që ka kryer kundravajtje penale jepen këto dënime kryesore:
Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të këtij Kodi
Neni 30 – Dënimet Plotësuese
Për
personat që kanë kryer krime ose kundravajtje penale, bashkë me dënimin
kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
- Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik.
- Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.
- Ndalimi për të drejtuar automjete.
- Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
- Heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave
- juridikë.
- Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
- Nxjerrja jashtë territorit.
- Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
Neni 46 – Masat Mjekësore dhe Edukuese
Masat
mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që
kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të
miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë
përgjegjësi penale.
Masat mjekësore janë:
- Mjekimi i detyruar ambulator
- Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
- Masa edukuese është:
- Vendosja e të miturit në një institucion edukimi
a. Qëllimi i dënimit
Ndonëse
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë nuk jep një përkufizim të
dënimit, përsëri është e pranuar gjerësisht së dënimet kanë për qëllim:
1) Të parandalojnë kryerjen e veprave të tjera penale nga autori si dhe të bëjnë rehabilitimin e këtij të fundit; dhe
2) Të parandalojë kryerjen e veprave penale nga persona të tjerë.
IV. Llojet e dënimeve
Ekzistojnë dënimet kryesore dhe plotësuese.
Dënimet kryesore
Neni 31 – Dënimi me Burgim të Përjetshëm
- Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë.
- Dënimi
me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes
së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.
- Dënimi me burgim të përjetshëm parashikohet bashkërisht me dispozitat e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi
Neni 32 - Dënimi me burgim
- Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet.
- Për kundravajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.
Neni 34 – Dënimi me Gjobë
- Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shumë të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj.
- Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundravajtje penale.
- Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë.
- Për personat që kryejnë kundravajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë.
- Për
personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të
sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, nëse dispozita penale
parashikon vetëm dënim me burgim, gjykata mund të japë edhe dënim me
gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.
- Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës.
- Gjykata,
duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë
që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit
të tyre.
- Kur gjoba nuk paguhet në
afatin e caktuar, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke
llogaritur 5 mijë lekë për një ditë burgim.
- Kur
gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj me burgim
nuk mund të kaloje tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e
një kundravajtjeje penale, zëvendësimi nuk mund të kaloje një vit
burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që
parashikon dispozita përkatëse.
- Kur
i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan gjobën, gjykata
revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit të
7 të këtij neni.
Dënimet Plotësuese
Neni 35 - Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore
- Heqja
e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak
së pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që
lidhet me detyrën, duke shpërdorur funksionin publik ose ka kryer një
krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak së
dhjetë vjet.
- Heqja e së drejtës
për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre
gjer në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në
dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është caktuar
dënimi deri në tre vjet burgim.
Neni 36 - Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale
- Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit:
- të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale;
- të
produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe
dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të
tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi
nga kryerja e veprës penale;të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara,
për kryerjen e veprës penale;
- të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale;
- të
sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave
përbëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim dënimi.
- Nëse
produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht
ose plotësisht në pasuri të tjera, këto të fundit i nënshtrohen
konfiskimit.
- Nëse
produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë
të ligjshme, këto të fundit konfiskohen deri në vlerën e produkteve të
veprës penale.
- Konfiskimit
i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e
veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë transformuar ose
shndërruar produktet e veprës penale ose nga pasuritë me të cilat janë
përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse produktet
e veprës penale.
Neni 37 - Ndalimi për të drejtuar automjete
- Ndalimi
për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë nga një gjer
në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet
së do të ketë efekt parandalues apo pajtohet me natyrën e veprës së
kryer.
Neni 38 - Heqja e dekoratave dhe e titujve
- Heqja
e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që kanë kryer
një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet së mbajtja e tyre nuk
pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.
- Heqja
e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur personi
dënohet për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur
dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.
Neni 39 - Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë
- Heqja
e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie e
ndalon të dënuarin të ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të
cilin është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga
organi kompetent.
- Heqja e së
drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë jepet për një kohë
nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhoje e çdo dënimi për
vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.
Neni 40 - Heqja e së drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese
- Heqja
e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave
juridike, i heq mundësine të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit,
të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë
tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.
- Heqja
e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave
juridike është rrjedhoje e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për
një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpërdoruar
funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me
detyrën.
- Kur dënimi I dhënë nga
gjykata është jo më pak së pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të hiqet
për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.
Neni 41 - Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative
- Ndalimi
për të qëndruar në një apo disa njësi administrative jepet nga gjykata
për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet së qëndrimi i të
dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin politik.
Neni 42 - Nxjerrja jashtë territorit
- Nxjerrja
jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga gjykata ndaj
shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet së
qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk
duhet të vazhdoje në të ardhmen.
- Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare.
Neni 43 - Publikimi i vendimit gjyqësor
- Publikimi
i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon së njohja e përmbajtjes
së vendimit ka interes për persona juridike e fizike.
- Publikimi
i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit që me
shpenzimet e veta të publikoje në një apo disa gazeta ose stacione
radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor, sipas
urdhërimit të bërë nga gjykata.
- Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.
- Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata.
- Publikimi
i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit
shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali shoqëror.
Neni 44 - Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese
- Kur
gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga
dënimet plotësuese të permendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i
tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.
- Për
numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre
fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga
dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së
vuajtjes së dënimit me burgim.
Neni 45 - Masat penale për personat juridike
- Personat
juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore, përgjigjen
penalisht për vepra penale, të kryera në emër ose në dobi të tyre nga
organet dhe përfaqësuesit e tyre.
- Njësitë
e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për veprime të kryera
gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, të cilat mund të ushtrohen
nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike.
- Përgjegjësia
penale e personave juridikë nuk përjashton mjete të personave fizikë,
të cilët kanë kryer ose janë bashkëpunëtor në kryerjen e të njëjtave
vepra penale.
- Veprat penale dhe
masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj personave juridikë, si dhe
procedura për vendosjen dhe ekzekutimin e tyre, rregullohen me ligj të
veçantë.
Neni 46 - Masat mjekësore dhe edukuese
- Masat
mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që
kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të
miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë
përgjegjësi penale.
- Masat mjekësore janë:
- Mjekimi i detyruar ambulator
- Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
- Masa edukuese është:
- Vendosja e të miturit në një institucion edukimi
- Vendimi
gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo
kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo
rast, gjykata, autori i krimit, është e detyruar që pas kalimit të një
viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e
saj.
- Rregullat për revokimin e
vendimit gjyqësor që përmban masën mjekësore dhe edukuese, parashikohen
në Kodin e Procedurës Penale.
Alternativat e Dënimit me Burgim
Neni 58 - Copëzimi i dënimit me burgim
- Për
dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të renda
familjare, mjeksore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të
ekzekutohet me copezime jo me të vogla së dy ditë në jave.
- Në çdo rast ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tre vjetëve.
- Kur
këto rrethana nuk ekzistojnë më, ose kur i dënuari shkel detyrimet e
caktuara në vendim, gjykata bën revokimin e vendimit të dhënë me
copëzim.
Neni 59 - Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
- Për
shkak të rrezikshmërisë së paket të personit dhe rrethanave të kryerjes
së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burgim gjer në pesë vjet,
mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar
ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryeje
vepër tjetër penale po aq të rëndë apo me të rëndë.
- Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj gjer në pesë vjet.
Neni 60 - Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë
1. I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo me teper prej masave të mëposhtme:
- Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.
- Të paguaje rregullisht pensionet familjare.
- Të riparoje dëmin civil të shkaktuar.
- Të ndalohet të drejtoje automjete të caktuara.
- Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me ketë veprimtari.
- Të mos frekuentoje vende të caktuara.
- Të mos frekuentoje lokale që shërbejnë pije alkoolike.
- Të qëndroje në banesën e tij në orare të caktuara.
- Të mos shoqërohet me persona të caktuar, autori i krimit me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.
- Të mos mbajnë armë.
T’u nënshtrohet masave mjekësore kundër alkoolit dhe narkotikëve
V.Llojet e Verave Penale
Pjesa II – Pjesa e Posaçme
I – Krime Kundër Njerëzimit
II – Vepra Penale Kundër Personit, Krime Kundër Jetës
III – Vepra Penale Kundër Pasurisë dhe në Sferën Ekonomike
IV – Vepra Penale kundër Mjedisit
V – Krime Kundër Pavarësisë dhe Rendit Kushtetues
VI - Krime që Cenojnë Marrëdhëniet me Shtetet e Tjera
VII - Aktet Terroriste
VIII – Krime Kundër Autoritetit të Shtetit
IX – Vepra Penale Kundër Drejtësisë
X – Vepra Penale që Prekin Zgjedhjet e Lira dhe Sistemin Demokratik të Zgjedhjeve
XI – Vepra Penale të Kryera nga Banda të Armatosura dhe Organizata Kriminale
Për
të patur një përfytyrim më të qartë të përbërjes së të dënuarve sipas
veprave penale të kryera po i referohem disa të dhënave të nxjerra nga
statistikat e vitit 2006
Klasifikimi i të dënuarve për krime sipas grup veprash penale
|
Grup veprash penale |
Çështje penale |
Të dënuar |
|
Krime kundër jetës |
220 |
240 |
|
Krime kundër shëndetit |
81 |
85 |
|
Krime seksuale |
37 |
34 |
|
Krime kundër lirisë së personit |
23 |
39 |
|
Krime kundër moralit, dinjitetit dhe familjes |
95 |
114 |
|
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike |
2429 |
2771 |
|
Krime kundër rendit dhe sigurisë publike |
1116 |
1214 |
|
Krime kundër drejtësisë |
83 |
178 |
|
Krime të tjera |
248 |
276 |
|
Gjithsej |
|
4951 |
Gjatë
vitit 2006 janë dënuar gjithsej 7275 persona nga të cilët 6613 janë
dënuar sipas Kodit Penal civil dhe 662 të dënuar sipas Kodit Penal
Ushtarak.
Nga 6613 të dënuar gjithsej , për krime janë dënuar 4951 ose 75%, për kundravajtje 1662 ose 25%.
Nga 6613 të dënuar në përgjithësi ,238 të dënuar janë të mitur, të
cilët janë dënuar për krime dhe 30 të dënuar të mitur për kundravajtje.
Pra gjithsej kemi 268 të dënuar të mitur ose 4.1%
Duke shqyrtuar të dhënat sipas seksit konkludojme se: Nga 6613 të
dënuar ,533 prej tyre janë femra , nga ku 366 janë dënuar për krime dhe
167 për kundravajtje. Femrat zënë 8% të të dënuarve. Nga studimi i të
dhënave vërehet se në raport me vitin 2004 dhe 2005 numri i të dënuarve
femra ka ardhur në rritje, gjë që kërkon një vëmendje më të madhe nga
institucionet përgjegjëse dhe shoqëria në përgjithësi.
Të dhëna mbi masën e dënimit
|
Me gjobë |
Deri në 2 vjet |
2-5 vjet |
5-10 vjet |
10-25 vjet |
Burgim i Përjetshëm |
Gjithsej |
|
1143 |
2805 |
526 |
247 |
213 |
17 |
4951 |
Nga
analiza e kësaj tabele kuptohet që duhet të përdoren më shumë
alternativat e tjera të dënimit krahas burgimit, me qëllim që të
reduktohet numri i të dënuarve nëpër burgje. Shërbimi i provës i
miratuar gjatë vitit 2008 nga Kuvendi i Shqipërisë do të krijojë
mundësi për aplikimin e masave te tjera alternative.
Diskutime:
- Përkufizoni veprën penale
- Cilët janë elementët e veprës penale
- Si klasifikohen veprat penale
- Cilat janë dënimet kryesore
- Kush futet në dënime alternative
- Llojët e veprave penale