Mbi vdekjen e Minir Muçës dhe bashkëshortes së tij

REPUBLIKA E SHQIPëRISë
MINISTRIA E DREJTëSISë

DREJTORIA E PëRGJITHSHME E BURGJEVE

Adresa:Rr: Abdi Toptani (pranë Torre Drin)  
Tel: +355 4 271437    Fax: +355 4 22 82 92   website: www.dpbsh.gov.al    e-mail: dpbsh@albaniaonline.net

Njoftim për shtyp

Subjekti:Mbi vdekjen e Minir Muçës dhe bashkëshortes së tij

Bazuar në nenin 43 të ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998"Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, i ndryshuar, dhe në nenin 54 të"Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, të gjithë familjarët e të dënuarve apo paraburgosurve mund të takojnë fëmijët apo të afërmit e tyre që vuajnë dënimin në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në IEVP Peqin më datën 29/07/2008 është kryer takimi rutinë me Minir Muçon dhe vëllezërit e tij, ku i ati i tyre së bashku me bashkëshorten e Minir Muços, Thëlleza Muço me vajzën e tij 6 vjeçare kishin ardhur për t’i vizituar.

Pasi ka përfunduar takimi rutinë, më pas çifti ka vazhduar me"takimin special”. Pas përfundimit të orarit të"takimit special” punonjësi i shërbimit duke respektuar intimitetin e këtyre takimeve ka kërkuar ndërprerjen e tij, ku ka konstatuar të dy personat në dhomën e takimit të shtrirë pa ndjenja në gjendje të veshur.

U lajmërua menjëherë mjeku i institucionit i cili ka konstatuar vdekjen e dy personave, Minir Ferik Muço i datëlindjes 19/04/1975 dhe Thëllëza Nazar Muço e datëlindjes 16/07/19981.

Mbas kësaj është lajmëruar menjëherë prokuroria e cila ka bërë veprimet proceduriale. Në konstatimin paraprak vërejtën që i dënuari Minir Muço është vetëvrarë me rrymë elektrike. Ndërsa për bashkëshorten mendohet që është mbytur nga i shoqi, i dënuari Miniri. Lidhur me këtë prokuroria po vazhdon hetimet.

Nga biseda me të atin çifti ka pasur probleme më parë, por nuk mendonte se mund të arrinte në këtë veprim dhe se vdekja ishte e paramenduar.

Institucioni ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në lidhje me takimin special dhe ka zbatuar Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve dhe Rregulloren e Brendshme.

Ndërkohë, trupi i pajetë i të vetëvrarit Minir dhe trupi i bashkëshortes së tij janë çuar në morgun e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin e të atit në vendbanimin e tij dhe po kujdeset dhe mban nën vëzhgim vëllezërit e tjerë të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit dhe janë në gjendje normale.

Ndërkohë, Prokuroria po vazhdon me hetimin dhe rrethanat me të cilat u krye vetëvrasja.

Kartela e të Dënuarit
Minir Ferik Muço
Datëlindjes 19/04/1975
Dënuar 22 vjet burg për mbajtje pa leje të armëve luftarake, tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.


Foto Galeria

Kerko te denuarit politik