Sqarim mbi ngjarjen e ndodhur në burgun 313
Një nga çështjet kryesore që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndjek me rigorozitet është trajtimi i personave me liri të kufizuar dhe zbatimi i normës së re ushqimore në të gjitha institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale.
Me rastin e festave, DPB-ve ka marrë një sërë masash për një trajtim të veçantë të dënuarve, duke shtuar normën e re ushqimore dhe duke krijuar një ambient sa më të volitshëm për festimin normal të tyre.
Duke marrë shkak nga disa ankesa të disa individëve në burgun 313, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Gazmend Dibra ka marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe ka shkuar personalisht për të biseduar me të burgosurit dhe për të negociuar mbi shqetësimet e tyre.
Disa nga shqetësimet e tyre kryesore përbënin:
1. Mënyra e komunikimit
2. Higjiena e ushqimit
3. Zgjatja e kohës së ajrimit
4. Kohëzgjatja e takimit me familjarët
Pas këtij takimi, personat me liri të kufizuar ranë dakord se revoltat apo iniciativa të tjera të kësaj natyre, nuk janë elementë që mund të çojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Ndërkohë, DPB-ve ka marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo trazirë në këtë institucion duke u përpjekur që t’i japë zgjidhje shqetësimeve të personave me liri të kufizuar, në mënyrë që të evitojë situata të tilla.