Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Mine Peza” (302)

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Mine Peza” (302)

 

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Mine Peza, ndodhet në qendër të Tiranës dhe është një nga burgjet më të vjetër të Shqipërisë. Është ndërtuar në vitin 1930 në kohën kur vendi ynë ishte ende monarki dhe përbëhej nga një godinë 2-katëshe me një kapacitet prej 300 vende. Në këtë institucion nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë trajtuar rreth 4000 persona dhe si pasojë e torturave kanë vdekur rreth 285 persona.

Prej vitit 1991 deri në prill të vitit 1999 ky institucion ndaloi së funksionuari si burg. Pas rikonstruksionit të godinës me financim të buxhetit të shtetit, IEVP Mine Peza u rihap si institucion burgimi, me kapacitet për 110 persona. Për të rritur kapacitetin si dhe për të krijuar kushte më të mira për trajtimin e të dënuarve, në vitin 2001 u bë rikonstruksioni i katit të 3-të i cili ishte nën varësinë e Ministrisë së Rendit Publik. Me shtimin e këtij kati, u shtuan dhe kapacitetet që arritën në 170 vende, të cilat janë dhe kapacitetet ekzistuese.

Deri në muajin shtator 2005, ky institucion ka shërbyer si vend i ruajtjes së dënimit, për persona me vendim të formës së prerë. Në tetor të po atij viti u shndërrua në institucion paraburgimi për krimet e rënda, të cilët më vonë u transferuan në IEVP “Jordan Misja”. Aktualisht ky institucion trajton të paraburgosur me masë sigurimi “arrest me burg” si dhe një kontingjent të vogël të dënuarish.

Sipas Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë IEVP Mine Peza është kategorizuar në dy seksione: një i sigurisë së lartë dhe tjetri i sigurisë së zakonshme.

Drejtuesi aktual i IEVP Mine Peza është z. Mitat Shima. 

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten nga ora 07:30 – 15:00, ndërsa ditën e shtunë nga ora 07:30 – 13:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore që organizohen në këtë institucion përfshijnë aktivitete social-edukuese, sportive, kulturore me personalitete të fushës së artit, humorit, sportit, aktivitete fetare, kampionate të lojërave të tavolinës, etj.

Shërbimet që Ofrohen

Për të paraburgosurit në IEVP Mine Peza ofrohen këto shërbime:

  • Shërbim shëndetësor 24 orësh
  • Realizimi i këshillimeve social-psikologjike
  • Kurse kundër analfabetizmit
  • Kurse kompjuteri dhe të gjuhës së huaj
  • Programe individuale
  • Mbështetje për personat me probleme familjare
  • Biblioteka

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: IEVP 302, Rr. “Mine Peza”, Tiranë

Numër kontakti: 042227466 - 0686056013


Email: info.ievpminepeza@dpbsh.gov.al