Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Kukës

 

 

Historiku 

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Kukës ndodhet në verilindje të qytetit, brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut. IEVP Kukës është marrë nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më 1 tetor 2007. 

Kapaciteti i paraburgimit është 36 persona. Aktualisht në këtë institucion ndodhen 28 të paraburgosur dhe 3 të dënuar. 

Drejtuesi aktual i IEVP Kukës është z. Seit Vucaj. 

Orari i Vizitave 

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 08:00 - 14:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4. 

Aktivitetet 

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore. 

Shërbimet që Ofrohen

Për të paraburgosurit në IEVP Kukës ofrohen këto shërbime:

  • Shërbim shëndetësor 24 orësh
  • Realizimi i këshillimeve social-psikologjike
  • Programe individuale 
  • Biblioteka

Adresa dhe Numrat e Kontaktit 

Adresa: Rr."Sul Elezi, lagja nr. 6, pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës
Numër kontakti: 024224870 - 0686056021


Email: info.ievpkukes@dpbsh.gov.al