Institucioni i Veçante Krujë

 

 

Historiku

Institucioni i Vecante Krujë ndodhet 4 km në juglindje të qytetit të Krujës. Deri në vitin 1999, ndërtesa e institucionit ka qenë pronë e Ministrisë së Shëndetësisë me objekt spital psikiatrik.

Në muajin korrik të këtij viti, institucioni është marrë në administrim nga Ministria e Drejtësisë dhe në ruajtje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2001 është bërë përshtatja e ambienteve për institucion të vuajtjes së dënimit, periudhë gjatë së cilës institucioni është vënë në funksion të plotë.

IEVP Krujë është kategorizuar si Institut i Veçantë me një seksion me të dënuar mbi 65 vjeç, një seksion me të sëmurë kronikë dhe persona me aftësi të kufizuar, një seksion me persona me çrregullime të shëndetit mendor dhe një seksion paraburgimi. Kapacitetet maksimale të ofruara janë për 196 persona.

Drejtuesi aktual i IEVP Krujë është z. Abaz Lleshi.

 

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte ora 08:30 - 15:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë aktivitete edukuese, sportive, lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Si rezultat i specifikës së këtij institucioni, shërbimi parësor që ofrohet është ai i kujdesit shëndetësor dhe psikologjik 24 orësh. Gjithashtu ofrohet shërbim i kujdesit social, asistencë ligjore me qëllim garantimin e një jetese normale konform akteve dhe urdhrave që normojnë trajtimin e të dënuarve me burgim.

 

 

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Zahari, Krujë
Numër kontakti: 051123563 - 051122640 - 0686056003


Email: info.ievpkruje@dpbsh.gov.al