Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë



Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002. Sipërfaqja totale e institucionit është 2.6 ha i përbërë prej dy regjimesh. Në regjimin e brendshëm ndodhen tre godina dy katëshe në të cilat janë akomoduar të dënuarit dhe të paraburgosurit. 

Në mars të vitit 2002, pas inaugurimit të institucionit, sistemohen 40 të dënuarit e parë me siguri të ulët. Në mars të vitit 2007 u sistemuan 100 të paraburgosurit e parë nga rrethet Fier, Lushnjë e Berat. Gjatë viteve në vazhdim, u akomoduan të dënuar dhe paraburgosur të tjerë sipas parimit rajonal.

Kapacitetet akomoduese të institucionit janë për 343 persona. Me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë, IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.

Drejtuesi aktual i IEVP Rrogozhinë është z. Ibrahim Bejo. 

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 08:00–15:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë kampionate futbolli, lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.
                         
Shërbimet që Ofrohen

Në IEVP Rrogozhinë, të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse për formim profesional, etj.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Lagjja nr. 1, në hyrje të qytetit Rrogozhinë
Numër kontakti: 057722365 - 057722899 - 0686056007


Email: info.ievprrogozhine@dpbsh.gov.al