Jetëshkrimi

Miklovan Kopani ka lindur më 1975, është i martuar dhe ka një fëmijë. Kopani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve më datë 16.07.2016. Emërimi i Kopani në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve ka ardhur si rezultat e një përvoje të gjatë në shërbimin publik, përfshirë dhe institucione të sigurisë kombëtare.

Gjatë viteve 1993-1997, ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi, pranë Universitetit Tiranë.

Prej vitit 2013 deri në korrik të këtij viti, ka qenë Drejtor i Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve Kushtetuese dhe të Pavarura, që informojnë dhe raportojnë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitin 2002 deri në vitin 2012, ka qenë i punësuar në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Në vitin 1998-2002 ka punuar si jurist në “MEICO” (Military Export Import Company), ndërmarrje shtetërore në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.





  • Rreth Nesh

    Krijimin e kushteve të duhura për zbatimin me rigorozitet të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues duke siguruar që të gjitha organet e zbatimit...Lexo me shume

  • Kontakti

    Adresa: Rr "Abdi Toptani"
    (pranë Torre Drin), Tiranë
    Tel: 00 355 4 2254544 / 162
    Fax: 00 355 4 22 82 92
    Informacioni 0686056000
    E-mail: info@dpbsh.gov.al