Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë

 

Historiku 

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë, me Urdhrin e Përbashkët Nr. 5821,  dt. 24.01.2007 të Ministrit të Drejtësisë dhe Nr. 432  dt. 27.01.2007, të Ministrit të Brendshëm, ka kaluar nga Ministria e Brendshme, në vartësi të plotë të Ministrisë së Drejtësisë.

Paraburgimi  Sarandë filloi të funksionojë me të paraburgosur dhe me administratën e emëruar, me dt. 05. 10.2007. Në këtë datë u bë transferimi i të paraburgosurve nga IEVP Tepelenë, ku ishin dërguar provizorisht.

Paraburgimi e zhvillon aktivitetin në katin e parë dhe të dytë të godinës të Komisariatit  të Policisë Sarandë. Kapaciteti i këtij institucioni është 31 persona. 

Sipas klasifikimit nga Ministria e Drejtësisë, paraburgimi është  me një seksion dhe vetëm për gjininë mashkullore.  

Drejtuesi aktual i IEVP Sarandë është z. Nasip Hoxha.

Orari i Vizitave 

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 09:00-16:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4. 

Aktivitetet 

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.  

Shërbimet që Ofrohen

Në Paraburgimin Sarandë, të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit 

Adresa: Rr."Vangjel Pandi, lagjja nr. 2, pranë Komisariatit të Policisë Sarandë.
Numër kontakti: 085226988 - 085226122 - 0686056020 


Email: info.ievpsarande@dpbsh.gov.al