Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat

Historiku

 

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat ndodhet në qendër të qytetit, brenda godinës së komisariatit. Ky institucion është hapur në shtator të vitit 2007. Me urdhër të Ministrit të Drejtësisë është kategorizuar si institucion paraburgimi. Kapacitetet akomoduese janë për 37 persona.

Për të përmirësuar kushtet dhe ambientet e jetesës së paraburgosurve gjatë viteve të fundit janë bërë një sërë rikonstruksionesh me financim të buxhetit të shtetit.  

Drejtuesi aktual i IEVP Berat është z. Hikmet Këlliçi. 

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten ora 08:00-15:00 dhe të shtunën ora 08:00-12:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Në Paraburgimin Berat, të paraburgosurve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Lagjja 30 vjetori, pranë godinës së Komisariatit Berat
Numër kontakti: 032235125 - 032238590 - 0686056018


Email: info.ievpberat@dpbsh.gov.al