Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë
Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ndodhet në anë të rrugës nacionale Korçë-Ersekë pranë fshatit Drenovë. Ky është një ndër institucionet e reja që është hapur gjatë vitit 2008. IEVP Korçë, është një investim i Komisionit Evropian me një vlerë prej 4.8 milion euro. Rrjeti inxhinierik është bërë me financim të Qeverisë Shqiptare ku u alokua një fond prej 21.284.560 lekë.

Institucioni Penal i Korçës në bazë të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë, është kategorizuar burg i sigurisë së lartë, me një seksion të sigurisë së zakonshme, një seksion paraburgimi dhe një seksion paraburgimi për të mitur. Kapaciteti i institucionit është parashikuar për 312 persona dhe është i pajisur me ambiente observimi, qendër spitalore, objekte kulti dhe ambiente të tjera edukuese.

Drejtuesi aktual i IEVP Korçë është z. Novruz Hoxha. 

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte ora 09:00 -14:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Në IEVP Korçë prej muajit prill 2009 ka filluar procesi arsimor për të dënuarit në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Drejtësisë për shtrirjen e shkollës 9-vjeçare në institucionet penitenciare. Procesi mësimor ndiqet nga 35 të dënuar.

Aktivitetet të tjera në këtë IEVP përfshijnë aktivitete social-edukuese, sportive, lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Shërbimet kryesore që ofrohen për të dënuarit dhe paraburgosurit në IEVP Korçë janë: shërbim shëndetësor dhe stomatologjik 24 orësh, kujdes social, këshillime psikologjike, asistencë ligjore si dhe biblioteka.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Drenovë, Korçë
Numër kontakti: 082254961 / 082252670 - 0686056005


Email: info.ievpkorce@dpbsh.gov.al