Instituti i të Miturve Kavajë: Aktivitete të Shumta për të Miturit

Instituti i të Miturve në Kavajë

Instituti i të miturve u hap në tetor të vitit 2009. Ky institut shërben si një qendër rehabilitimi, këshillimi dhe shkolle për të miturit. Ky projekt ambicioz u realizua me investim të BE me një fond prej 2.4 milion euro.

Në këtë institut, trajtohen minorenë të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mosha e të miturve që do të vuajnë dënimin aty do të jetë nga 14-18 vjeç. 

Klasifikimi i të dënuarve nëpër dhoma, u krye në bazë të mbledhjes së informacioneve parësore nga edukatorët. Psh. nëse kanë konflikte me të dënuarit e tjerë ose raste hasmërie, gjendja psiko-sociale, etj. Më pas në bazë të veprës penale që kanë kryer dhe moshës. Kapacitetet akomoduese të institucionit janë për 40 persona.

Është për t’u theksuar se rreth 80% e stafit është civil dhe pjesa tjetër policor. Ambientet janë përshtatur në atë mënyrë që të ndjehet sa më pak mbyllja apo “izolimi” i tyre në një vend, ku pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve dhe veçanërisht të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat duhet të vuajnë një dënim qoftë edhe në këtë qendër të specializuar dhe me standarde të larta bashkëkohore, e cila plotëson kushtet optimale për trajtimin e minorenëve. 

Për organizimin e aktiviteteve, implementohen module të zbatuara nga institucionet evropiane për këtë kategori si Spanja, Holanda, etj. Pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve dhe veçanërisht të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat janë dënuar.

Puna e sektorit të edukimit shtrihet në këto drejtime:

- Asistencë psikologjike e cila konsiston në këshillim individual dhe në grup çdo ditë të javës;

- Për minorenët e ardhur rishtas në institucion të jepet informacioni fillestar për rregullat e institutit, të drejtat dhe detyrimet si dhe i nënshtrohen një pyetësori më qëllim njohjen e gjendjes së tij psikologjike;

- Kontakti i vazhdueshëm dhe i rregullt me familjarët e minorenëve për t’i informuar mbi gjendjen e tyre në institucion;

- Për sa i përket fushës së edukimit dhe arsimit frekuentimi i bibliotekës çdo ditë të javës sipas kërkesave të minorenëve.

- Aktivitetet sportive që përfshijnë lojëra si: futboll, basketboll, bejzboll si dhe lojëra tavoline;

- Kurs kompjuteri dhe i gjuhës së huaj si dhe kurs kundër analfabetizmit.

Drejtuesi aktual i institutit është z. Njazi Deliu.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit
Numër kontakti: 0686056017

info.ievpkavaje@dpbsh.gov.al