Të miturit e IM Kavajë në teatrin “Metropol”

Të miturit e IM Kavajë në teatrin “Metropol”

 

Me mbështetjen e Teatrit Metropol, me datë 21.12.2018 u mundësua për të miturit e IM Kavajë shfaqja teatrale “Romeo dhe Zhuljeta”, në ambientet e këtij teatri. Pjesëmarrës në aktivitet ishin 20 të mitur.

Pjesa teatrale u vu në skenë nga aktorë të Teatrit Metropol për të përshëndetur të miturit e IM Kavajë në prag të festave të fundvitit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të sjellë të miturit sa më afër komunitetit.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Ministrja e Drejtësisë Znj.Etilda Gjonaj, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z.Stefan Çipa dhe përfaqësues të Caritas-it Shqiptar e World Vision.

Ministrja e Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve përshëndetën të miturit dhe prezantuan një sërë masash që Ministria e Drejtësisë dhe DPB janë duke zbatuar në funksion të rehabilitimit dhe ri-integrimit në shoqëri të të miturve në konflikt me ligjin, duke ofruar shërbime dhe aktivitete për këtë kategori sa më afër komunitetit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe çelja e një ekspozite me punimet artistike në pirografi të të miturve, mbështetur nga Caritas-i Shqiptar.

Caritas-i Shqiptar mundësoi një kokteil për të miturit.

24.12.2018