Festivali i muzikës xhaz - NYou, vjen edhe në burgun e grave

Festivali i muzikës xhaz - NYou, vjen edhe në burgun e grave
Këtë vit, Festivali NYou erdhi me edicionin e tij të dytë edhe me një koncert për gratë dhe vajzat në IEVP “Ali Demi”, Tiranë, i cili u zhvillua në datën 26 tetor 2019.  NYou është një projekt i shoqatës Ora, e cila luan një rol të veçantë në jetën aktive shoqërore për t’i ardhur në ndihmë kryesisht grupeve të margjinalizuara.
Një vlerë e shtuar për këtë iniciativë është aspekti shoqëror që sjell përmes ngritjes së një problemi në shoqëri dhe ndikimit të tij, përmes aktivizmit vullnetar. Festivali NYou synon të ndikojë fuqimisht në ndërgjegjësimin e publikut për trajtimin e grupeve të margjinalizuara, duke i mundësuar organizatave të ndryshme të përcjellin çështje të ndryshme sociale përmes Artit.
Gjatë shfaqjes muzikore, gratë dhe vajzat e IEVP “Ali Demi” dashamirëse të muzikës patën mundësinë të njihen dhe të dëgjojnë zhanre të ndryshme të muzikës si: Ritme nga Ballkani, Xhazi Standard dhe Xhazi Alternativ.
 
29.10.2019