Aktivitet letrar me të ftuar shkrimtaren dhe botuesen Arlinda Dudaj

 Aktivitet letrar me të ftuar shkrimtaren dhe botuesen Arlinda Dudaj
Në kuadër të aktiviteteve riintegruese që zhvillohen për gratë e vajzat në konflikt mr ligjin, më datë 31.10.2019 ora 10:00- 12:00, në IEVPenale “Ali Demi”, Tiranë u zhvillua një aktivitet letrar me pjesëmarrjen e shkrimtares së njohur, njëkohësisht edhe Kryetare e Shtëpisë Botuese "Dudaj" , znj. Arlinda Dudaj. Për të dënuarat u dhuruan libra të cilat ishin kontribut  botuese “Dudaj’.
 
Aktiviteti letrar u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin, ku në këtë aktivitet morën pjesë 57 (pesëdhjetë e shtatë) të dënuara të cilat kishin mundësinë të ndanin diskutime/ komente rreth librave të lexuar, apo të shprehnin këndvështrime mbi preferencat individuale rreth librit, rëndësisë së të lexuarit apo sugjerime mbi librat më të pëlqyer të kohëve të fundit.
Znj. Arlinda Dudaj në fjalën e saj, përcolli mesazhe edukuese dhe sensibilizuese rreth librit dhe rëndësisë së të lexuarit.
 
Gjithashtu “Një grup lexuesesh të regullta të librit” ndanë ekperiencat e tyre, mbi librat e lexuar, interesin që ata kanë për leximin e tyre si dhe aktivitetet që zhvillohen në institucion rreth librit, të cilat ndikojnë pozitivisht  si në aspektin emocional dhe formimin e tyre.
 
31.10.2019