Procedurat

1. Me paraqitjen e kërkesës të interesuarit për takim me të burgosurin, verifikohet rregullsia e dokumentit të identifikimit dhe përputhja me personin, bëhet verifikimi i numrit të takimeve dhe sasisë së ushqimeve në"Librin e indeksit alfabetik" dhe më pas bëhet regjistrimi në"Librin e takimeve të  burgosurve me familjarët", duke i dhënë numrin e radhës së takimit të interesuarit për takim.

 

2. Më pas njoftohet përgjegjësi i regjimit të brendshëm, i cili lajmëron të burgosurin mbi ardhjen e familjarëve dhe merr masa për shoqërimin e të burgosurit për takim. I burgosuri kur shkon për takim duhet të jetë i shoqëruar. Para futjes në vendet e takimit, të burgosurit i bëhet kontrolli fizik nga nëpunësi i IEVP, që ka të njëjtën gjini dhe pastaj lejohet kalimi i tij për në vendin e takimit. Në rast konstatimi të posedimit të sendeve të ndaluara nga ana e të burgosurit, njoftohet punonjësi i informacionit dhe mbahet një procesverbal. E njëjta procedure ndiqet dhe në kthim.

 

3. Personat vizitorë i nënshtrohen kontrollit fizik nga nëpunësi i IEVP, që ka të njëjtën gjini përpara futjes në takim. Sendet që ka me vete personi vendosen në kaseta të veçanta, të cilat ju jepen pas përfundimit të takimit.

 

4. Në rastet kur konstatohet se nga vizitorët tentohet të futen sende të ndaluara, që i posedojnë vetë ose janë futur në ushqime dhe veshmbathje, pezullohet takimi dhe informohet menjëherë specialisti i informacionit dhe prokurori. Për rastet e sendeve të ndaluara që përbejnë vepër penale, me ndalimin e personit bëhet kallëzimi për ndjekje penale.

 

 
Oraret e Takimeve

 

Takimet kryhen çdo ditë sipas orarit të veprimeve të institucionit. Çdo institucion ka rregulloren e brendshme të tij në të cilin ka përcaktuar dhe oraret e takimeve.