Sendet e Lejuara

1. Të burgosurit i lejohet të mbajë me shpenzimet e veta veshje dhe sende personale, sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të burgut.

2. Në ambientet e brendshme të burgut nuk lejohet mbajtja dhe qarkullimi nga të burgosuriti:

a. Sendeve qe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe të personelit, si dhe sigurinë në institucion;

b. Objekteve që përbëjnë vepër penale;

c. Pajisje transmetimi dhe komunikimi, ku përfshihen aparatet celularë dhe fotografikë;

ç. Vlerave monetare të çdo lloji;

d. Aparateve dhe antenave dixhitale, pas vendosjes nga institucioni të antenave tëpërbashkëta;

dh. Pajisjeve të njëjta me ato që jepen nga institucioni, të cilat janë pjesë e dhomës apo të jetesës së përbashkët;

e. Pishtarë, qirinj, llamba vaji, pajisje filmi dhe video;

f. Sendeve me karakter diskriminues, provokues apo ushtarak;

g. Bizhuterive, përveç atyre të lejuara në rregulloren e brendshme;

h. Ka të drejtë të mbajë sende personale sa për konsum personal