Njoftim publik : rekrutim stafi

Njoftim publik : rekrutim stafi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall të hapura procedurat e aplikimit për disa vende vakante në sektorin e shëndetësisë së IEVP Fier. Pozicionet e punës listohen më poshtë:

10 infermierë

2 mjekë

1 stomatolog

Aplikantët duhet të kenë eksperiencë pune të konsiderueshme në sektorin e shëndetësisë dhe të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit (licencë).

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm:

-      Kërkesë për punë

-      CV

-      Fotokopje e diplomës dhe lista e notave e noterizuar

-      Lejen e ushtrimit të profesionit (të noterizuar)

-      Fotokopje e Kartës së Identitetit

-      Dëshmi Penaliteti

-      Vërtetim banimi

-      Vërtetim nga Prokuroria

-      Vërtetim nga Gjykata

-      Fotografi 2 copë

Dokumentacioni i mësipërm të dorëzohet pranë zyrave tona në adresën:

Rruga “Abdi Toptani”, pranë Torre Drin, Tiranë

ose nëpërmjet e-mailit zyrtar: info@dpbsh.gov.al

Afati i dorëzimit: deri më datë 10.09.2015.

Personat e përzgjedhur do të njoftohen për tu paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për  intervistë dhe sqarime të mëtejshme.

18.08.2015