Shpallen vende vakante për stafin civil në disa IEVP

Shpallen vende vakante për stafin civil në disa IEVP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall konkurimin për përzgjedhjen e stafit civil për punësim pranë disa IEVP-ve si më poshtë: 

IEVP Berat – 1 vend i lirë pune Dentist, 1 Infermier dhe 1 Farmacist (të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit), 1 Specialist buxheti, 1 Specialist Inxhinier (inxhinier mekanik, elektrik ose ndertimi, specialiteti Industri) dhe 1 Sanitar; 

IEVP Fier – 1 vend i lirë pune Jurist, 1 Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (Mjek i Përgjithshëm i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit), 3 Elektro-mekanikë (me arsim profesional të fushës përkatëse), 3 Sanitarë, 1 Kujdestar dhe 1 Mirëmbajtës;

IEVP Krujë - 1 vend i lirë pune Infermier, 1 Mjek Psikiatër (pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit)) dhe 1 Specialist Edukimi (Psikolog ose Punonjës Social);

IEVP Fushë- Krujë – 1 vend i lirë pune Përgjegjës të Sektorit të Burimeve Njerëzore (jurist), 1 Përgjegjës logjistike (profili Ekonomi financë ose Administrim biznesi); 

IEVP Sarandë – 1 vend i lirë punë Specialist Edukimi (Psikolog ose Punonjës Social) dhe 1 Specialist logjistike (ekonomist); 

IEVP Kukës – 1 vend i lirë pune Specialist Logjistike (ekonomist);

IEVP Tropojë – 1 vend i lirë pune Mjek (i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit); 

IEVP Vlorë – 1 vend i lirë pune Stomatolog (i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit); 

IEVP Korçë – 1 vend i lirë pune Jurist, 1 Specialist Edukimi (Psikolog ose Punonjës Social), 1 Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (Mjek i Përgjithshëm) dhe 1 Farmacist (të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit), 1 mirëmbajtës, 1 Specialist Edukimi (punonjës biblioteke); 

IEVP Rrogozhinë – 1 vend i lirë pune Mjek i Përgjithshëm (i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit); 

IEVP Lushnje1 vend i lirë pune Përgjegjës të Sektorit të Burimeve Njerëzore (jurist); 

IVSHB (Spitali i Burgjeve) – 1 vend i lirë pune Mjek Infeksionist dhe 1 Specialist Edukimi (Psikolog ose Punonjës Social);

 

Kriteret: 

1.      Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

2.      Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën;

3.      Të mos ketë qenë i dënuar më parë;

4.      Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar, sipas ligjit;

5.      Preferohet përvoja e punës.

Lista e dokumenteve:

1.      Kërkesë për punësim dhe CV (me adresën e vendbanimit dhe numër kontakti);

2.      Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë dhe listë notash, kopje e dëftesës së arsimit të mesëm të përgjithshëm ose profesional (në varësi të pozicionit vakant);

3.      Kopje të noterizuara të dëshmive/ certifikatave të kualifikimeve (nëse ka);

4.      Certifikatë familjare;

5.      Raport mjeko- ligjor;

6.      Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në ndjekje penale;

7.      Formular vetë- deklarimi i gjendjes gjyqësore;

8.      Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka);

 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 15 janar 2016 në Sektorin e Protokoll- Arkivit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ose të skanuara me e-mail në adresën elektronike info@dpbsh.gov.al

Dokumentacioni i mangët sjell skualifikimin e kandidatit. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për procedurat e mëtejshme të punësimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garanton se ky proces do të jetë i saktë dhe transparent, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë administrativ.