Ditë letrare në IEVP Berat

Ditë letrare në IEVP Berat

Më datë 14.09.2018 në ambientet e IEVP Berat u zhvillua një ditë letrare në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”. Të pranishme në aktivitet ishin znj. Rita Petro Drejtore e shtëpisë botuese “Albas” dhe znj. Etleva Kukaleshi Drejtore Ekzekutive e shtëpisë botuese.

Znj. Petro është një  personazh i njohur në fushën e letërsisë, si shkrimtare dhe poete. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me të dënuarit dhe të paraburgosurit e institucionit, znj.Petro foli mbi rëndësinë që ka  libri në botën shpirtërore të njeriut, duke e vënë theksin veçanërisht në kushtet e privimit të lirisë. Gjithashtu, ajo iu përgjigj me dashamirësi edhe pyetjeve që i bëheshin nga të pranishmit.

Në përfundim shtëpia botuese “Albas” dhuroi 91 libra letrarë për bibliotekën e institucionit.  Në këtë aktivitet morën pjesë 40 të dënuar dhe të paraburgosur, kryesisht frekuentues të bibliotekës në institucion.

20.09.2018