Dita e Pastrimit: Stafi i DPB-së Angazhohet për Pastrimin e Territorit

Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në kuadër të angazhimit social për mbrojtjen e mjedisit, më datë 03 tetor i dedikoi disa orë të veçanta pastrimit të territorit dhe mjedisit përreth zonës së institucionit.

Angazhimi i punonjësve për pastrimin e territorit konsiderohet si një masë ndërgjegjësimi për vlerat dhe shembullin që duhet të mbartin punonjësit e administratës publike, e njëkohësisht dhënien e kontributit personal për mirëmbajtjen e mjedisit në të cilin punojnë.

Aksionit për pastrimin e territorit iu bashkuan drejtuesit më të lartë të sistemit të burgjeve, të cilët nënvizuan kontributin personal që duhet të japë çdo punonjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.

 

03. 10. 2019