Programe te Vecanta

Duke qenë se gratë e dënuara përballen me shumë probleme ekonomike, familjare, mungesa e fëmijëve, nga ana e punonjësve të edukimit në të dy institucionet ku ndodhen gra bëhet një punë më e specifikuar.

Shqyrtimi dhe menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të grave të dënuara është në funksion të mirëqenies psiko-emocionale të kësaj kategorie.

Nga ana e institucioneve është mundësuar shoqërimi i tyre për në jetimore ku janë strehuar fëmijët, si edhe anasjelltas.

Në punën e përditshme të punonjësve të edukimit në këto institucione një ndihmesë të madhe japin dhe shoqatat joqeveritare.

Ndihma e tyre konsiston jo vetëm në këshillime psikologjike po edhe në zhvillimin e disa kurseve profesionale si dhe ndihmë ekonomike për ato gra të cilat nuk kanë kontakte me familjet e tyre.

Konkretisht SHKBSH ofron kurse kompjuteri, parukerie dhe rrobaqepësie për gratë. Gjithashtu kjo shoqatë ndihmon herë pas here dhe me lëndë të parë të dënuarat të cilat merren me punime dore, qëndistari dhe punime të tjera artistike.

Ky zanat është edhe në përputhje me aftësitë për punë të këtyre të dënuarave. Pranë I.E.V. Penale"Ali Demi" është hapur një dyqan ku të dënuarat shesin punimet e tyre.

Annaleen Louwes është një artiste fotografe nga Amsterdami, e cila mori pjesë në një projekt në mjediset e I.E.D.P"Ali Demi" Tiranë. Ajo ftoi gratë që vuajnë dënimin në këtë institucion të fotografonin portretet e tyre. Këto portrete përbëjnë një lloj ditari individësh, pa theksuar rrethanat apo kontekstin në të cilin këto individë ndodhen për momentin.

Projekti i artistes konkludoi në hapjen e një ekspozite me fotot e të dënuara e cila u mirëprit nga vet të dënuarat dhe pjesëmarrësit e tjerë.