Kujdesi Shendetesor per Grate

Gratë në sistemin e burgjeve janë të akomoduara në IEVP Jordan Misja dhe IEVP Ali Demi.

Gratë përftojnë të njëjtin shërbim shëndetësor si gjithë bashkëvuajtësit e tjerë si dhe kanë të njëjta aksese në përfitimin e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lidhur marrëveshje me Autoritetin Rajonal Shëndetësor të Tiranës për përfitimin e asistencës gjinekologjike sa herë të jetë e nevojshme në poliklinikat të cilat janë me afër institucioneve ku gratë janë duke vuajtur dënimin.

Në rastet e nevojës për asistencë mjekësore më të specializuar ajo përfitohet në institucione mjekësore Obsetrik-Gjinekologjike, në të cilat e përfitojnë dhe pjesa e komunitetit të lirë.

Gjithashtu, në rastet ku Ministria e Shëndetësisë ofron asistencë diagnostikuese dhe profilaktike në projektet e saj për gratë, bashkëpunohet me këtë institucion që ky shërbim të ofrohet edhe për  gratë me liri të privuar. Këtu mund të përmendim Pap Testin.

Grave shtatzëne i ofrohet asistence mjekësore e kualifikuar gjate gjithë periudhës së shtatzënisë dhe në momentin e lindjes, fëmija akomodohet në çerdhe e ngritur enkas në IEVP Ali Demi. Në këtë institucion ka staf të posaçëm edukatoresh të cilat merren me rritjen dhe trajtimin e fëmijës.

Pothuajse të gjitha projektet që përfitohen në rrugë institucionale realizohen me prioritet te ky kontingjent si TBC; AIDS; Hepatiti, etj.