Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore

Drejtoria e Përgjithshme lëshon vërtetim të gjendjes gjyqësore, për:

  • personat e dënuar
  • për ambasadë
  • për jashtë shtetit
  • për çdo  shtetas me kërkesën e tij

Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me çertifikatë të gjendjes gjyqësore janë:

  • Çertifikate personale ose familjare të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile
  • Letërnjoftim

Aplikuesi për të marrë këtë çertifikatë duhet të plotësojë personalisht formularin e gjeneraliteteve, i cili gjendet pranë sportelit të çdo poste. Shtetasi për vërtetimin paguan vlerën 420 lekë të reja.

Posta ka për detyrë të tërheqë nga qytetarët objekte postare brenda orarit të saj çdo ditë në orën 8.30, 11.00, 14.00 dhe 16.00.  Të premten në orën 09.00, 11.00 dhe 14.00.

Tërheqja e dokumenteve të përfunduara bëhet nga e hëna në të enjte në orën 11.00 14.00 dhe 16.00 dhe ditën e premte në orën 11.00 dhe 14.00.

Gjithashtu, ky shërbim ofrohet online në portalin e-albania në link https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

 

Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo. Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore", ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.