"Larg internetit, afër librit" IEVP Kukës aktivitet për të paraburgosurit

IEVP Kukës në bashkëpunim me Biblotekën e Qytetit zhvilluan një aktivitet për të paraburgosurit  nën moton " Larg internetit,afër librit" .

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i të gjithë paraburgosurve (kryesisht  të rinjëve ), që të kuptojnë rëndësinë e librit, e të lexuarit si dhe pasojat e keqpërdorimit të internetit.

Disidenti "Havzi Nela” ishte poeti që u përzgjodh për të treguar rëndësinë e librit por jo vetëm. Poezitë e tij janë shembull se fjala dhe libri ështe liria më e madhe që ka njeriu.       

Në aktivitet morën pjese të gjithë të paraburgosurit, të cilët u argëtuan me programin  cilësor të përgatitur nga Përfaqësues të biblotekës së Bashkisë Kukës . Gjithashtu në këtë aktivitet morën pjesë edhe punonjësit e administratës dhe punonjës të tjerë të policisë.

Në fund të aktivitetit u dhuruan disa libra për biblotekën e IEVP Kukës.

3.3.2020