Si të marrim Vërtetime për Periudhën e Burgut në DPB

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lëshon vërtetime për ish të dënuar politikë nga viti 1947-1991.

 

Dokumentet që kërkohen janë:

  • Kërkesë drejtuar Drejtprisë së Përgjithshme të Burgjeve me motivacionin e qartë përse bëhet kërkesa
  • Dokument identifikimi (certifikate ose pasaporte e personit që ka kryer dënimin)

Për këtë shërbim qytetari nuk paguan asnjë tarifë dhe aplikimi kryhet përmes postës shqiptare.

Shtetasi e merr vërtetimin deri në 3 ditë pas dorëzimit të dokumenteve.

Në qoftë se emri i personit të dënuar nuk gjendet në dokumentet që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shtetasi mund t’i drejtohet Arkivit të Ministrisë së Brendshme.