
Institucioni
i Ekzekutimit të Vendimit Penal “Mine Peza” (302)
Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Mine Peza, ndodhet në qendër të
Tiranës dhe është një nga burgjet më të vjetër të Shqipërisë. Është ndërtuar në
vitin 1930 në kohën kur vendi ynë ishte ende monarki dhe përbëhej nga një godinë
2-katëshe me një kapacitet prej 300 vende. Në këtë institucion
nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë trajtuar rreth 4000 persona dhe si pasojë
e torturave kanë vdekur rreth 285 persona.
Prej vitit 1991 deri në prill të vitit 1999 ky institucion ndaloi së
funksionuari si burg. Pas rikonstruksionit të godinës me financim të buxhetit të
shtetit, IEVP Mine Peza u rihap si institucion burgimi, me kapacitet për 110
persona. Për të rritur kapacitetin si dhe për të krijuar kushte më të mira për
trajtimin e të dënuarve, në vitin 2001 u bë rikonstruksioni i katit të 3-të i
cili ishte nën varësinë e Ministrisë së Rendit Publik. Me shtimin e këtij kati,
u shtuan dhe kapacitetet që arritën në 190 vende, të cilat janë dhe kapacitetet
ekzistuese.
Deri në muajin shtator 2005, ky institucion ka shërbyer si vend i ruajtjes
së dënimit, për persona me vendim të formës së prerë. Në tetor të po atij viti
u shndërrua në institucion paraburgimi për krimet e rënda, të cilët më vonë u
transferuan në IEVP “Jordan Misja”. Aktualisht ky institucion trajton të
paraburgosur me masë sigurimi “arrest me burg” si dhe një kontingjent të vogël
të dënuarish.
Sipas Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë IEVP Mine Peza është kategorizuar në
dy seksione: një i sigurisë së lartë dhe tjetri i sigurisë së zakonshme.
Drejtuesi aktual i IEVP Mine Peza është z. Eduard
Gjoni.
Adresa dhe Numrat e
Kontaktit
Adresa: IEVP 302, Rr. “Mine Peza”, Tiranë
Numër kontakti: 04227466
Orari i Vizitave
Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premten nga ora 07:30
– 15:00, ndërsa ditën e shtunë nga ora 07:30 – 13:00. Numri i vizitave të
lejuara në muaj është 4.
Aktivitetet
Aktivitetet kryesore që organizohen në këtë institucion përfshijnë
aktivitete social-edukuese, sportive, kulturore me personalitete të fushës së
artit, humorit, sportit, aktivitete fetare, kampionate të lojërave të
tavolinës, etj.
Shërbimet që Ofrohen
Për të paraburgosurit në IEVP Mine Peza ofrohen këto shërbime: