Si të marrim Vërtetime për Periudhën e Burgut në DPB

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lëshon vërtetime për ish të dënuar politikë nga viti 1947-1991.

Shërbimi elektronik “Vërtetim i periudhës së burgut” u vjen në ndihmë shtetasve që të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim mbi një dënim që kanë kryer, me datat përkatëse të hyrjes dhe të daljes nga burgu.

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

  • – Zgjidhni shërbimin “Vërtetim i periudhës së burgut”;
  • – Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen;
  • – Shtypni butonin “Dërgo”;
  • – Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës;
  • – Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania.

Ju do të njoftoheni me një e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin “Hapësira ime” në llogarinë tuaj në e-Albania;